Aktivistja e re e klimës, Greta Thunberg, aktivistë pro-demokracisë në Hong Kong dhe NATO janë midis kandidatëve për Nobel-in e Paqes së këtij viti, pasi politikanët nxorën në pah kandidatët e tyre.
Lista përfshin gjithashtu dhe aktivistit saudit të të drejtave të njeriut Luhain al-Hatlul, i nominuar nga tetë kongresmenë amerikanë, raportoi Reuters.
Instituti Nobel, i cili kurrë nuk konfirmon ose mohon emrat e kandidatëve, mori 317 nominime – 210 persona dhe 107 organizata. Kishte 301 kandidatë vitin e kaluar.
Fituesit vendosen nga një komision prej pesë anëtarësh, dhe fituesi do të shpallet në tetor.
Greta Thunberg, një adoleshente që frymëzoi një gjeneratë të re aktivistësh për të marrë pjesë në tubimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos këtë vit, përsëri u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë të dëgjojnë të rinjtë.
“Shkenca dhe zëri i rinisë nuk janë në qendër të debatit, por ato duhet të jenë,” tha Thunberg së fundi në Davos. /tesheshi.com/