Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Greqia e ndarë mëdysh për nështetësinë e shqiptarëve – Etmond Guri: Populli e përkrah, por politika e lëkundur

by te Sheshi
17/06/2015
in Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A
Greqia e ndarë mëdysh për nështetësinë e shqiptarëve – Etmond Guri: Populli e përkrah, por politika e lëkundur

Nga Entela Canaj

Kreu i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, Etmond Guri,në një intervistë për tesheshi.com flet për situatën e emigrantëve shqiptarë në Greqi; kush janë problemet me të cilat ata po përballen, pritshmëritë më të mëdha, që duket se janë fokusuar te miratimi i ligjit për marrjen e nënshtetësisë së fëmijëve të emigrantëve shqiptarë. Por sa janë dakord partitë politike në Greqi më këtë ligj, çfarë mendon media dhe shoqëria rreth këtij ligji; si po e përballojnë krizën ekonomike shqiptarët në Greqi, dhe sa shumë mund po derdhet për mësimin e gjuhës shqipe atje…?             

Për të gjitha këto çështje, flet në këtë intervistë për ne z.Etmond Guri.

Z.Guri, ju jetoni tashmë në Athinë dhe drejtoni një federatë të rëndësishme siç është: Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, dhe në fakt duke u ndalur pak këtu: si funksionon kjo federatë, cili është misioni i saj?

Së pari dua t’ju falënderoj për këtë intervistë. Unë jetoj në Greqi prej shumë vitesh si shumë bashkëatdhetarë të tjerë. Jam angazhuar në aktivitete shoqërore para 6 vjetësh me Shoqatën Kulturore Artistike “Lushnja” në Greqi. Në vitin 2010-të, jam zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi. Një përgjegjësi e madhe për mua. Një përvojë e re në një vend ku nuk ishte aspak e lehtë, ku të drejtat të privohen ditën për diell, ku mbështetja nga shteti mëmë është pothuaj zero dhe indiferentizmi shqetësues. Lidhur me Federatën dhe rolin e saj mund të them se Federata është themeluar në vitin 2004 nga një grup i madh shoqatash. Gjatë kësaj periudhe 11-vjeçare ka patur një aktivitet të madh. Aktualisht Federata është organi i vetëm legjitim i shkallës së dytë ligjëruar nga Gjykata e Athinës. Misioni i Federatës është përfaqësimi i komunitetit shqiptar institucionalisht në instancat më të larta qeveritare të Greqisë, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për të drejtat e tyre legjitime, si dhe ruajtja e identietit kombëtar, i gjuhës, i traditave, zakoneve, etnokluturës dhe integrimi sa më normal i komunitetit shqiptar në shoqërinë greke dhe atë europiane.

Konkretisht si ju vjen në ndihmë emigrantëve shqiptarë në Greqi kjo Federatë?

Në festën Kombëtare të organizuar nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greq

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi është kthyer në faktor kryesor i komunitetit shqiptar në Greqi. Federata ka dërguar propozimet e saj Ministrisë së Brendshme, tashmë edhe Ministrisë së Emigracionit krijuar rishtas nga qeveria e SYRIZA-s, Komsionieve të Ligjeve në Parlamentin e Greqisë si dhe ka marrë pjesë në seanca plenare rreth diskutimit të Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social dhe Kodit të Nënshtetësisë Greke për fëmijët e emigrantëve të Brezit të Dytë. Federata ofron kosulencë ligjore falas. Ndihmon ligjërisht emigrantët, familjet në nevojë e kryesisht gratë e divorcuara, apo të dhunuara, fëmijët jetimë etj. Federata ka marrë shumë nisma humanitare, ku në përmbytjet e fundit në Shqipëri, dërgoi 5 tonë ushqime dhe veshmbathje. Këto janë disa nga aktivitetet më të rëndësishme në Federatë.

Aktualisht që flasim, si paraqitet situata e emigranteve shqiptare në Greqi, a respektohen të drejtat e tyre, a ka racizëm dhe diskriminim ndaj emigrantëve nga shteti grek apo vetë qytetarët?

Për hir të së vërtetës, situata në Greqi ka ndryshuar ndjeshëm, ardhja në pushtet e SYRIZA-s ka sjellë dhe një frymë tjetër pozitive, dhe kjo u duk dhe me prurjen në parlament të projektligjit të dhënies së nënshtetësisë brezit të dytë të fëmijëve të emigrantëve.Sigurisht që ka ende racizëm, por jo në nivel të lartë. Lidhur me diskriminimin, kjo është një çështje shumë e komplikuar, pasi që nga momenti që na është privuar e drejta e votës me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kjo i thotë të gjitha edhe pse ligjërisht e kemi këtë të drejtë.  Populli grek është një popull fisnik, një popull mikdashës.

Greqia vijon të jetë në një krizë të thellë ekonomike, por sa ka ndikuar kjo tek emigrantët shqiptarë, në jetesën dhe përditshmërinë e tyre?

Kriza ekonomike i ka gjunjëzuar emigrantët, ata u prekën të parët dhe po e vuajnë në masë ekstreme këtë situatë. Na janë hequr shumë të drejta ekonomike si ndihmat sociale, ku metodika e ndjekur ishte aq specifike për emigrantët. Papunësia dhe tejzgjatja e madhe e kësaj krize ekonomike ka vështirësuar së tepërmi jetën e bashkatdhetarëve tanë këtu. Nuk e teproj kur them se ka shumë familje që luftojnë për mbijetesën. Kjo më dëshpëron shumë.

Aktivitete te Federates Shqiptare ne Greqi

Dimë që në Greqi prej shumë vitesh funksionon Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi të cilët në mënyrë vullnetare japin mësim për fëmijët shqiptarë në mënyrë që ata të mos e harrojnë gjuhën. Sa është mirëpritur ky organizim nga Greqia, a ka pasur përpjekje për ti ndalur, dhe sa ka kontribuar shteti shqiptar për t’i ardhur në ndihmë këtyre mësuesve?

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, është një lidhje që gëzon respektin e komunitetit dhe mbështejen pa limit të Federatës. Por, vështirësitë që ajo ndesh janë shumë të mëdha. Nuk i ofrohet asnjë lloj ndihme nga Ministria e Arsimit të Greqisë dhe ajo e Shqipërisë. Ministria greke e arsimit është e kufizuar dhe indiferente, por përgjigjet në mënyrë diplomatike. Ndërsa ajo e Shqipërisë, është inekzistente, madje edhe bazën materiale të fëmijëve, abetare, fletore pune etj, ose i dërgon me një mijë ndërhyrje, ose nuk i dërgon fare. Një shembull i mirë mund të thoja se është Ministria e Arsimit dhe e Diasporës së Kosovës, të cilët janë më pranë dhe ndihmojnë konkretisht.

Z.Guri në Greqi po diskutohet një projektligj tepër i rëndësishëm që ka të bëjë me nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë aty në Greqi. Si eshte pritur ky draft nga deputetët grek, media apo shoqëria. Ka pasur debate,  dhe a do të mund të miratohet ky ligj me konsensus të plotë?

Po, sapo është miratuar në parim nga Komisioni i Përhershëm i Administratës Publike, Rendit Publik dhe Drejtësisë projektligji për nënshtetësinë greke, ku ne si Federatë, pasi kishim dorëzuar me shkrim kërkesat tona në organet kompetente, morëm pjesë edhe në seancë plenare. Deputetët grekë, kryesisht ata të majtë e kanë pritur shumë mirë, por surpriza erdhi nga forca më e re politike, “Potami” – “Lumi” që ndërkohë që insistonte për prurjen në parlament sa më parë, shprehu rezerva për projektligjin dhe madje sipas gjasave mund edhe të mos e votojë. Po kështu edhe partia Demokracia e Re dhe aleatët e qeverisë SYRIZA, “Grekët e pavarur”, u shprehën se nuk do ta votojnë. Media dhe opinioni grek e ka pritur shumë mirë madje me një mirënjohe për emigrantët, si një “shpërblim” për vuajtjet e tyre. Sipas kontakteve që ne kemi si Federatë, besojmë se ky projektligj do të miratohet, ajo që na shqetëson është fakti se si ai do të dalë “nga furra”…!!! Eksperienca e deritanishme ka treguar se politikisht në Greqi, pas entuziazmit dhe premtimeve të mëdha, në fund reduktohet dhe shkurtohet ndjeshëm. Urojmë më të mirën. /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
Sondazhi i  tretë i Piepoli-t: Veliaj fitues me 53.5%, Kosova me 34.5%

Sondazhi i tretë i Piepoli-t: Veliaj fitues me 53.5%, Kosova me 34.5%

Si të tregojmë kujdes për breshkat…edhe pse nuk jemi popull breshkaxhi!

Si të tregojmë kujdes për breshkat…edhe pse nuk jemi popull breshkaxhi!

BE rikthen në Tiranë 44 shqiptarë që kërkuan azil

BE rikthen në Tiranë 44 shqiptarë që kërkuan azil

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni