Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Mesazhi i Meri Nikollovës: E çka pse e kam bashkëshortin shqiptar?!

Nga te Sheshi
17/06/2015
në Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Mesazhi i Meri Nikollovës: E çka pse e kam bashkëshortin shqiptar?!
37
SHPËRNDARJE

Meri Nikollova është një gazetare e njohur maqedonase. Por më të njohur e kanë bërë disa angazhime politike, si dhe zgjedhja për ta patur shqiptar shokun e jetës. E karakterizon një lloj rebelizmi që është më tepër kundërvënie ndaj hipokrizisë, sidomos asaj politike, por dhe asaj shoqërore, kur është fjala për kontekste etnike. Në një prononcim të shkurtër për portalin ‘tesheshi.com’, ajo flet për të gjitha këto, shkurt dhe…maqedonisht (por sigurisht e përkthyer në shqip)          

Ç`duhet bërë që Maqedonia të ekzistojë dhe të jetë një vend normal?

Faktori ndërkombëtar e ka bërë të qartë se nuk ka më ndryshim të kufijve në Ballkan. Shumica e shteteve të Ballkanit janë pjesë tashmë e NATO-s e cila ka përgjegjësinë t`i mbrojë në rast agresioni; pra askush të mos tentojë t`i sulmoj linjat kufitare. Fqinjët tanë, të gjithë e njohin integritetin territorial të shtetit tonë në kufijtë egzistues. Është e qartë se jemi të “dënuar “ të jetojmë bashkë dhe së këndejmi secili që do të rebelohet për ndryshim kufijsh. Kush e do sinqerisht popullin e vet do të punojë për përmisimin e standrtit jetësor me përkushtim, që të dalë nga kjo varfëri që na ka katandisur keq e më keq.

Eshtë zgjedhja jonë: a do të vazhdojmë me rrëfime nacionaliste dhe të përfundojmë si më keq si rasti i Ruandës – mos e dhashtë Zoti! – apo do t`i shkrijmë talentet tona (shqiptarë, maqedonas, turq, serbë romë, etj) dhe të bëjmë atë që bënë zviceranët me origjinë nga Gjermania, Italia dhe Franca. Për këtë duhet të jemi të lirë, pjesë e BE-së, dhe me atë të barabartë në çdo pikëpamje.

Mbas ndodhive të fundit, a do t`ja dalim mbase të jemi edhe më të fortë?

Me forcimin më të madh të kapaciteteve qytetare, bashkimin e të gjithëve pa dallim etnike, ashtu siç na dhanë shembull studentët, mundësia që t`ja  dalim është e madhe, edhe me bindjen se do e kemi mbështetës të fuqishëm  faktorin ndërkombëtar. Unë vlerësoj se jo-masiviteti i protestës së  BESA-s, (në fakt ishte masive, por vetëm me shqiptarë!),  dëshmoi se qëndrimet e pastra etnike nuk kanë më perspektivë në Maqedoni. Edhe Kumanova  e dëshmoi fuqimisht këtë.

Kjo frymë bashkëjetese dhe uniteti që ju përçoni në qasjet tuaja, duket sikur është në sinkron dhe me një zgjedhje private: shokun e jetës që e keni shqiptar, Agron Buxhakun, ambasadorin e Maqedonisë në Francë….

Maqedonia është e mbushur me tabu. Dhe unë dua t`i thyej të gjitha tabutë, sidomos ato që na bëhen pengesë për një jetë normale që ka në thelb harmoninë e të ndryshmeve, pa të cilën ky vend e ky shtet nuk do të ekzistonte.

Por desha të cek diçka tjetër në këtë mes, më shumë se sociale, një detaj privat: përfoljet e shumta se Meri Nikollova është dashnorja e ambasadorit të Maqedonisë në Francë, Agron Buxhaku!!!

Dhe më këtë rast, unë dua t`u përgjigjem të gjithëve atyre që ma kanë deformuar statusin tim përballë Agronit: Jo! Meri është gruaja e Agronit dhe ka dy fëmijë të mrekullueshëm; dhe të gjithëve ua dëshiroj të kenë një fat të tillë.

Po a thua vallë kurorëzimet e përziera janë pengesë për një Maqedoni më të mirë?!  

Të zgjerohem pak: Unë me Agronin kam lidhje 12-jecare . Po Lubomir Danailov Ferçkovski a nuk ishte i martuar me shqiptare, të njëjtin Fërçkovski që e votuam për president të Shtetit në vitin 2009?! Po çka ishte kurorëzimi i profesoreshës së respektuar, Karolina Ristova Asterud, më nënshtetas të huaj,  a ju pengoi ajo?! A po u pengon martesa e gazetarit të respektuar Borjan Jvanovski me aktoren e shkëlqyer Armenis Nokshiqi?! Po Nora Shaqiri me Marko Markoviç?! Po martesa e gazetares Snezhana Lepeska-Soyzan me producentin Erxhan Sozan?!  Epo nga njëra anë shpreheni se jeni  për një shoqëri multikulturore, kurse nga ana tjeter më gjykoni mua!

Pak a shumë kjo ishte deklarata që iu drejtova miqve të partisë Social-Demokrate të cilët udhëhoqën një fushatë kundër meje.

Krahas paragjykimeve me karakter etnik dhe politik, juve u kanë pagëzuar dhe me epitetin “zena borec” – gruaja luftëtare”…

Sa për të parën: unë asnjëherë nuk e kam mohuar se kam qenë në listën për deputete të partisë VMRO, por a nuk u bashkuan në një tubim ish-kryeministri nga radhët e LSDM- (partia opozitare Lidhja Social-Demokratike), Branko Cërvenkovski me ish-kryeministrin nga VMRO- Ljubço Gjeorgjievski?! Se kuptoj, pse më gjykojnë mua?!

E sa për të dytën: në shtetin tonë ka shumë probleme të detektuara: ka drejtësi selektive, pra një mosrespekt për drejtësinë; administratë të partizuar, borxhe, varfëri, korruptim material e moral, e shumë e shumë probleme te tjera të ngjashme. Në rrafshin profesional mund të them se është e penguar investigimi për vdekjen tragjike të kolegut tonë, gazetarit Nikolla Mlladenov, dhe në këtë situatë vështirë mos jesh një grua luftëtare.

Bisedoi: Memedali Jusufi – tesheshi.com

Të ngjashmeLajme

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?
Analizë

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…
Politikë

Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

26/09/2023
Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia
Intervista

Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

26/09/2023
Lajme të tjera
Sondazhi i IPR Marketing: Durrësi me foto-finish, Shkodrën e merr PD – e majta rrit fitoren në rang kombëtar

Sondazhi i IPR Marketing: Durrësi me foto-finish, Shkodrën e merr PD - e majta rrit fitoren në rang kombëtar

Zyrtare: Sinisa Mihajloviç, trajner i Milanit

Zyrtare: Sinisa Mihajloviç, trajner i Milanit

Xherdan Shaqiri drejt thyerjes së një rekordi

Xherdan Shaqiri drejt thyerjes së një rekordi

TË FUNDIT

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

2 orë Më parë
Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

3 orë Më parë
Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

4 orë Më parë
Mirësevini në muzeun “Trepça”!

Mirësevini në muzeun “Trepça”!

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

26/09/2023
Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

26/09/2023
Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

26/09/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Nga Bujar M. Hoxha: Ringjallja braziliane e kuqezinjve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist