Liderët e Bashkimit Europian kanë konfirmuar se Greqia ka pranuar të ndërmarrë një plan reformash brenda disa ditësh, në mënyrë që të mund të sigurojë disa fonde shtesë, për të shmangur falimentin.
Lajmi mbi këtë marrëveshje u bë i ditur pas një maratone bisedimesh mes Kryeministrit grek Alexis Tsipras, kancelares gjermane Angela Merkel dhe liderëve të tjerë Europainë në Bruksel.
Pas mbledhjes Tsipras tha se tani ishte më “optimist për të ardhmen e Greqisë”.
Takimi mes liderëve, i nisur në mesnatë, zgjati për më shumë se tre orë. Mini-samiti u organizua në periferi të kryeqytetit të Belgjikës./tesheshi.com/