Nr. 3 i shtetit, kryetar i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka kërkuar klasës politike që të marrë shembull nga muslimanët shqipotarë, toleranca e këtyre të fundit, referuar Kurban Bajramit.
“Kurban Bajrami na mëson se nëpërmjet besimit mund të kapërcejmë mosmarrëveshjet, ndarjet e konfliktet politike e shoqërore dhe të mirëkuptohemi e bashkohemi nën flamujt e vëllazërimit, dashurisë dhe devocionit për Shqipërinë.
Toleranca fetare e myslimanëve dhe gjithë besimtarëve shqiptarë të na shërbejë si frymëzim për tolerancën politike dhe bashkëpunimin midis individëve, forcave politike dhe institucioneve në të mirë të Shqipërisë. Besimi në librat e shenjtë të na shërbejë për të konsoliduar besimin te Kushtetuta, ligjet e parimet tona demokratike, në shërbim të së ardhmes europiane të Shqipërisë.
Myslimanët shqiptarë meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithë shoqërisë për urtësinë dhe nderimin ndaj besimtarëve e besimeve të tjera dhe përulësinë e dedikimin e tyre ndaj shqiptarisë.
Le ta dëshmojmë nderimin tonë për këtë ditë të shenjtë, duke ushqyer bashkimin mbi ndarjen, shpresën ndaj humbjes së besimit, gëzimin ndaj dëshpërimit, bujarinë mbi makutërinë, sakrificën ndaj egoizmit dhe, mbi të gjitha, madhështinë e Shqipërisë ndaj vogëlsisë së interesave partikulariste të ditës”, shkruan ndër të tjera në mesazhin e tij të urimit, kryeparlamentari socialist Gramoz Ruçi.
I përfolur si ateist, ky mesazh i Ruçit ngjan me një kalim të tij së paku në besim. /tesheshi.com/