Admir Murataj, një prej autorëve dhe të dy grabitjeve të tjera në Rinas dy vite më parë, i cili ishte i shpallur në kërkim, është personi i vrarë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pak pas grabitjes së 10 milion eurove në barkun e një avioni në Rinas.
Shqiptarja.com që e përcjell këtë info, shkruan se ishte pikërisht ai që qe maskuar si tullac, e që në pamjet fotografike shfaqej me syze e pamje prej komandoje.
Admir Murataj thuhet se ka qenë kapoja i grupit të brabitësve me Dash Kupën, e që në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi. Edhe te fqinji ynë jugor ai ishte person i shpallur në kërkim. /tesheshi.com/