Një pjesë e madhe e kryeqytetit prej paradites së sotme është zhytur në errësirë dhe ende banorët e “zemrës së kryeqytetit” ndodhen në terr.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në një njoftim për mëdia bën të ditur se ka ndodhur një defect të rëndë por nuk është në gjendje të tregojë se kur do të kthehet energjia.
OSHE përmes një njoftimi për shtyp OSHEE informon se shkak është bërë një defekt që ka ndodhur në mesditë në Nënstacionin e Selitës ku janë djegur dy transformatorë dhe janë dëmtuar 10 fidra.
Për pasojë mungoi energjia te zona e Ish-Bllokut, Komuna e Parisit, “Vasil Shanto”, Kodra e Diellit, Liqeni Artificial, Ish-Ekspozita, ndërsa pas ndërhyjes është rikthyer në disa zona. Për marrjen e masave, OSHEE ka ngritur 19 grupe pune, të cilët aktualisht po operojnë për të normalizuar situatën.
/tesheshi.com/