Gati gjysma e kryeqytetit ka mbetur pa furnizim me ujë si pasojë e një defekti të rëndë që ka ndodhur në sistemin furnizues të energjisë elektrike të pompave.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën të ditur se do të ketë probleme me furnizimin me ujë në pothuajse të gjitha zonat e Tiranës, në 24 orët e ardhshme. Çudia e UKT-së është se në njoftimin e saj thekson se nuk do të ketë ujë të pijshëm, ndërkohë që asnjë nga qytetarët e kryeqytetit nuk e konsumon për të pirë ujin që vjen nga rubinetat, por vetëm për larje. Këtë fakt nuk e llogarit kompania shtetërore, e cila në njoftim e minimizon problemin.
Sipas UKT-së, probleme me furnizimin me ujë do të ketë tek Komuna e Parisit, Blloku i Vilave, Sanatoriumi, “Vëllezërit Kondi”, Shkoza, Sauku, Tirana e Rem ish Blloku, “Birra Tirana” dhe Yzberishti.
/tesheshi.com/