Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjysma e fermerëve të Kosovës refuzohen pa iu shqyrtuar projektet, miliona euro të investuara nuk po japin efekte

by te Sheshi
22/03/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjysma e fermerëve të Kosovës refuzohen pa iu shqyrtuar projektet, miliona euro të investuara nuk po japin efekte

Investimet në fushën bujqësisë siç duket nuk po japin efektet e duhura. Dy hulumtime të publikuara nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr , e cila funksionon në kuadër të organizatës “Çohu” tregojnë se ka favorizime dhe diskriminime sa i përket ndarjes së granteve.

Besnik Boletini, njëri nga autorët e hulumtimit ka thënë për tesheshi.com se fermerët që aplikojnë për grante në Ministrinë e Bujqësisë refuzohen padrejtësisht nga Ministria e Bujqësisë, pasi që atyre nuk ju shqyrtohen fare projektet.

“Në vitin 2015 kanë aplikuar 2119 fermerë, por janë refuzuar 950 prej tyre, pa iu shqyrtuar fare dokumentet. Pra këta fermerë nuk kanë hyrë fare në garë. Edhe në vitin 2016 situata është pothuajse e ngjashme. Ky refuzim është i padrejtë pasi që zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht të Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, nuk duhet ta pranojnë aplikacionin pa qenë të gjitha dokumentet e kompletuara. Ka fermerë që janë refuzuar vetëm pse i ka munguar një kopje e letërnjoftimit, apo një kopje e xhirollogarisë bankare, apo ndonjë dokument tjetër që mund të dërgohet brenda ditës”, thotë Boletini.

Në udhëzuesin për aplikues që gjendet në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), në faqen 26, ku janë procedurat për aplikues, thuhet se në rast të mungesës së ndonjë dokumenti të detyrueshëm, zyrtari i AZHB-së nuk e pranon aplikacionin.

“Aplikuesi ka afat deri në përfundim të thirrjes për aplikim që t’i kompletojë dokumentet.  Në rastet kur kërkohen kopje të dokumenteve, dokumentet në origjinal duhet t’u prezantohen zyrtarëve të Agjencisë së Pagesave. Aplikuesi duhet të shkruajë në kopje këtë tekst: “si në origjinal”, dhe të nënshkruajë”, thuhet në këtë udhëzues.

Në lidhje me refuzimet që ka bërë Ministria e Bujqësisë është deklaruar Arban Hoxha zyrtar i kësaj ministrie. Ai në emisionin “Puls” të KTV-së dje gjatë një debati ka thënë se “një numër i madh i fermerëve kanë aplikuar në ditën e fundit dhe kjo është arsye pse shumë aplikacione janë pranuar pa i pas të gjitha dokumentet”, ka thënë Hoxha.

Boletini thotë se kjo mund të jetë bërë me qëllim që të pastrohet lista nga konkurrenca e madhe. Sipas tij, ka pasur favorizime rajonale në ndarjen e granteve dhe gjithashtu grante kanë fituar edhe financues të partive politike, të cilët kanë dhënë mjete financiare gjatë fushatës zgjedhore.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, as shpërndarja e granteve nuk është bërë në mënyrë të drejtë për të gjitha komunat. Nga komunat e vogla, Skenderaj (98 grante) dhe Drenasi (56 grante) kanë përfituar më së shumti, krahasuar me komunat tjera më të vogla, ku ka potencial më të madh për zhvillimin e bujqësisë. Madje këto dy komuna kanë përfituar më shumë se komunat e mëdha si ajo e Mitrovicës (57 grante), Pejës (45), Gjakovës (42), Gjilanit (35) etj”, ka thënë Boletini.

Mbi 220 milionë euro të investuara nuk dhanë efektet e duhura

Qendra për Gazetari Hulumtuese – Preportr ka bërë një hulumtim për të parë efektet e investimeve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, donatorëve dhe komunave në bujqësi. Investimi del të jetë rreth 220 euro, por që nuk ka dhënë efektet  e duhura.

“Ne kemi marrë të gjitha produktet për të cilat ka dhënë grante dhe subvencione Ministria e Bujqësisë për periudhën 2013-2015, i kemi filtruar në sektorë të caktuar dhe i kemi krahasuar me importin, eksportin, prodhimin, konsumin etj. Këto të dhëna tregojnë se nuk kemi fare rënie të importit për këto produkte, përkundrazi ka rritje për  21 milionë euro, ndërsa eksporti është rritur vetëm 950 mijë euro”, thotë Boletini.

Ai thotë se importi i perimeve, qumështit, grurit miellit dhe mishit ka shënuar rritje të importit pavarësisht investimeve në këto produkte.

“Kosova nuk arrin as për së afërmi që t’i përmbushë nevojat e qytetarëve me mish të gjedheve. Viteve të fundit falë investimeve, në vend se të rritet prodhimi, është rritur importi dhe  kjo rritje e importit nuk ka ndodhur për shkak të rritjes së konsumit, pasi që të dhënat nga raportet e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se konsumi i mishit është pothuajse i njëjtë ndër vite. Në vitin 2011 konsumi ishte 22.7 kg për kokë banori brenda një viti, në vitin 2012 konsumi ishte 20.4, viti 2013 ishte pothuajse i njëjtë me 21.0 kg, ndërsa në vitin 2014 konsumi ishte 18.4 kg për kokë banori brenda një viti”, thotë Boletini.

Ai thotë se në periudhën e lartcekur janë investuar rreth 7 milionë euro për trashjen e viçave dhe përpunimin e mishit, por ky investim nuk ka dhënë kurrfarë efekti.

“Nëse e bëjmë një krahasim ndërmjet importit dhe eksportit për mishin e gjedhit në periudhën 2013-2015 rezulton se në këtë periudhë janë importuar 23.8 milionë kg mish të gjedheve, vlera e të cilave ka qenë 58.9 milionë  euro. Eksporti në këtë periudhë kohore ka qenë shumë i vogël. Në vitin 2013 dhe 14 nuk është eksportuar asnjë kilogram mish, ndërsa në vitin 2015 janë eksportuar vetëm 1 mijë kilogramë mish. Këto janë të dhëna zyrtare, të dhëna që janë marrë nga Dogana e Kosovës”, thotë ai.

Ai thotë se Ministria e Bujqësisë duhet që të analizojë sektorët ku po investon dhe nëse një sektor i caktuar nuk jep rendimente, atëherë duhet që ata para të kanalizohen tek një produkt tjetër.

“Nëse tek mishi, apo qumështi nuk ka rendimente të duhura për shkak të shumë faktorëve, ato para duhet që të investohen në disa sektorë që mund të kenë rendimente të mira, hapin vende të reja të punës dhe që mund të eksportohen. Shembull mund të jetë rritja e investimit në mjedra, pasi që edhe ministria e ke vlerësuar si një sektor shumë të rëndësishëm dhe që ka kërkesa të mëdha për eksport”. /tesheshi.com/

Related Posts

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Next Post
Shqetësuese: Mbi 63% të fëmijëve kosovarë janë të palumtur

Shqetësuese: Mbi 63% të fëmijëve kosovarë janë të palumtur

Ngordh breshka që gëlltiste monedhat e turistëve, u helmua nga 5 kg metal

Ngordh breshka që gëlltiste monedhat e turistëve, u helmua nga 5 kg metal

Kur lexuesi bën dhe gazetarin: Klina e pushtuar nga plehrat

Kur lexuesi bën dhe gazetarin: Klina e pushtuar nga plehrat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni