Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, është përballur sot me Kryeministrin Edi Rama, në Gjykatën e lartë i akuzuar për shpifje nga kreu i qeverisë. Sot është zhvilluar séance e pajtimit. Zoti Ristani, ka kërkuar që Rama të tërheqë akuzën dhe këtë e bëri të ditur edhe para gazetarëve. Numri dy i PD tha se deklaratat e tija nuk ka qenë një akuzë personale por qëndrim i Partisë Demokratike. Ristani e ka akuzuar Ramën se është i lidhur me krimin. Po ku e mbështet ai këtë akuzë? Përgjigja e Ristanit ka qenë e thjeshtë: i referohem deklaratave të Dritan Priftit në vitin 2010(atëherë ministër i Ekonomisë në qeverinë Berisha) kur deklaroi se Rama përdorte supstanca narkotike. Vetë Prifti, në një intervistë në Top Story në vitin 2011 deklaroi se akuzat kanë qenë nga gjaknxehtësia dhe i mohoi.
Ndërkaq, Kryeministri Edi Rama është paraqitur të hënën në Gjykatën e Lartë në gjyqin mes tij dhe deputetit demokrat Arben Ristani. Pas daljes nga gjykata, zoti Rama nënvizoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund “politikës që jeton me shpifje”.
“Njoh akuzues që jetojnë si shpifës profesionistë. Ka ardhur koha t’i japim fund politikës që jeton me shpifje. Publiku po përmbytet përditë nga shpifje monstruoze. Opinioni po çoroditet dhe Shqipëria po turpërohet në sytë e opinionit ndërkombëtar. Do të bëj gjithçka kam në dorë për të dhënë një kontribut të frytshëm në këtë betejë mes individësh që bëjnë mirë dhe atyre që e shikojnë politikën si mundësi për të bërë keq”, deklaroi kryeministri pas daljes nga Gjykata e Lartë.
Ndërkohë, deputeti demokrat Arben Ristani, i paditur për deklaratat e tij për kriminalizmin e Kuvendit, kërkoi që kryeministri Edi Rama të tërheqë padinë pasi deklaratat që ka bërë nuk kanë qenë personale, por një qëndrim i Partisë Demokratike.(teshesh.com)