Koço Kokëdhima nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim me shumicë dërrmuese votash për të hequr mandatin e deputetit socialist të qytetit të Vlorës. Vendimi ka ndodhur pikërisht në kohën kur Kokëdhima është rritur në pozitë dhe është bërë anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.
PD e ka paditur Kokdhimën, me argumentin se ai edhe pse gëzonte mandatin si i zgjedhur i popullit, në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin e konfliktit të interesit, nëpërmjet kompanive të tij, përfituar fonde publike.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj nuk komentoi vendimin duke thënë se ai vetëm duhej ta respektonte. /tesheshi.com/