Dragan Vasiljkoviç, i njohur si “kapiten Dragan”, 62 vjeç, u dënua me 15 vjet burgim për krime të luftës kundër ushtarëve dhe civilëve kroatë.
Dragan ishte njëri prej komandantëve të formacioneve paraushtarake serbe gjatë luftës në Kroaci, ndërsa vendimi u dha sot nga një Gjykatë e Qarkut të Splitit
Ai u shpall fajtor për dy akuza: atë të keqtrajtimit të të burgosurve në kështjellën e Kninit dhe një sulm ndaj një stacioni policor në Glinë, raportojnë mediat kroate. /tesheshi.com/