Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjykata e Lartë: Deputetët Noka e Ndreu nuk mund të dënohen penalisht për një grusht…Reagon ashpër PD

by te Sheshi
10/06/2015
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Gjykata e Lartë: Deputetët Noka e Ndreu nuk mund të dënohen penalisht për një grusht…Reagon ashpër PD

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e plotë që dha këtë të mërkurë për deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët akuzoheshin për goditje ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazimiri.

“Në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fillonte, për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal.

Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë, gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të tjera të rënda sipas ligjit, u nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi.

Kështu, sipas parimit kushtetues ‘ne bis in idem’, nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit, si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale.

Ky qëndrim, bazohet në parimet kushtetuese dhe dispozitat kushtetuese për ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit legjislativ, me konkretisht në parimin e ‘autodichia-s’; kompetencën rregullatore dhe vendimmarrëse ekskluzive të Parlamentit për çështjet që lindin nga veprimtaria parlamentare dhe brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, të reflektuara në Kushtetutë, ligjin për statusin e deputetit, Rregulloren e Kuvendit etj.

Të njëjtat parashikime parimore dhe normative, si edhe të njëjtat qëndrime mbahet në raste të tilla, sikurse ai objekt i këtij gjykimi, nga Kushtetutat, legjislacionit, praktikat parlamentare, praktikat gjyqësore kushtetuese dhe praktikat gjyqësore penale në të gjitha vendet perëndimore, si edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (të cilat do të citohen konkretisht dhe hollësisht në vendimin e arsyetuar që do të depozitohet në një kohë të shkurtër)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Ky njoftim i paraprin vendimit të plotë e të arsyetuar, mbi motivet thelbësore kushtetuese e ligjore, që pritet të zbardhet në ditët e ardhshme.

Reagimi I PD

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen gjyqësore ndaj deputetëve Ndoka e Ndreu, të cilët akuzoheshin për goditje ndaj deputetit opozitar, Gent Strazimiri, ka ardhur reagimi nga selia blu.

“Lajm i zi për Shqipërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar. Çdo shqiptar, që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar.

Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit.

Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim, është vepra e tij e zezë. Beteja jonë për dekriminalizimin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore, kjo është zgjidhja”, përfundon reagimi i PD-së.

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Kadri Veseli: Kosova tashmë ka miq kudo, ndaj rehatohu baca Isë

Kadri Veseli: Kosova tashmë ka miq kudo, ndaj rehatohu baca Isë

BE publikon foton e takimit të krerëve të Maqedonisë

BE publikon foton e takimit të krerëve të Maqedonisë

Lojërat Evropiane, sportistët kosovarë mbërrijnë në Baku

Lojërat Evropiane, sportistët kosovarë mbërrijnë në Baku

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni