Biznesmeni finlandez Anders Wiklof u gjobit me 121,000 euro pasi u kap duke ecur 82 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e kufizuar është 50 kilometra në orë në ishujt Åland.
Gazeta lokale Nya Aaland raportoi se Wiklof, një nga njerëzit më të pasur në Finlandë, u gjobit me një gjobë të madhe bazuar në të ardhurat e tij.
Krahas gjobës i është hequr edhe patenta për dhjetë ditë.
Wiklof u gjobit gjithashtu me 63,680 € në 2018 dhe 95,000 € në 2013. /tesheshi.com/