Sa herë që viziton një familje arabe, është bërë traditë që përveç kafesë, të serviren dhe hurmat arabe. Pothuaj të gjithë arabët mbajnë hurma në shtëpitë e tyre. Për shkak të dobive të shumta, hurmat zënë një vend të konsiderueshëm edhe në traditën profetike.
Por mund të ketë shumë dobi dhe të mira të hurmave arabe, përfshirë edhe shumë sëmundje që ndoshta ju nuk i dini, të cilat mund të kurohen me këtë frut.
A e dini se ushqimi dhe ilaçi më i dobishëm për astronautët është hurma arabe?
Fijet e holla, që gjenden përreth trungut të hurmës (palmës), janë detergjenti më i mirë, pasi e mbrojnë lëkurën nga sëmundjet e ndryshme. Nëse hurmat zihen në ujë dhe ky ujë pihet, ai gëzon zemrën e mërzitur.
Hurmat e Medines janë mbi gjashtëdhjetë lloje dhe mbeten hurmat më të mira në të gjithë botën. A e di se çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë?
Një kokërr hurmë e vetme të furnizon me kaloritë e nevojshme për mundin e një dite plot aktivitet dhe gjallëri.
Ushqimi më i dobishëm që mund të hanë luftëtarët në vijën e frontit, janë pikërisht hurmat, sepse ato i furnizojnë me kaloritë e nevojshme, u japin forcë dhe aktivizojnë gjëndrat mbiveshkore.
Hurma konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje.
Hurmat kanë disa vlera shëndetësore, ku ndër to përmendim:
Forcon mëlçinë dhe e zbut atë.
Zbut ashpërsinë e fytit.
Nëse hahet esëll, eliminon askaridet.
Forcon muskujt dhe nervat, si dhe vonon plakjen.
Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.
Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
Nëse nuk e dini, ato janë edhe ushqim e ilaç për fëmijët. Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu, ajo është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun e zorrët e fëmijëve.
Gjithashtu lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e diarresë dhe dizenterisë tek fëmijët, por ajo duhet të merret tre herë në ditë. Po ashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.
Është e këshillueshme, që t’i lani mirë hurmat e njoma, kur i blini ato, veçanërisht kur duhet t’i përdorni si ushqim ose ilaç për fëmijët. Këshillohet, fërkimi i gojës së të porsalindurit me një hurmë të shtypur mirë dhe ushqyerja e tij me të.
Shkenca ka provuar se duke i dhënë të porsalindurit sheqer të tretur në ujë, ai merr ushqimin e nevojshëm duke përmirësuar kështu imunitetin e tij ndaj sëmundjeve. Dhe duke qenë se sheqeri i hurmave është lloji i sheqerit, që absorbohet dhe tretet më me lehtësi nga organizmi, ato janë ushqimi më i përshtatshëm për një të porsalindur. Por hurmat duhet të jenë të shtypura shumë mirë, ose të zbuten në ujë në mënyrë që të jenë sa më të lehta për t’u konsumuar nga fëmija./tesheshi.com/