Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës e njëherësh i PDK-së, Xhavit Haliti, ka zgjedhur një formë mjaft origjinale për të goditur atë që tashmë konsiderohen veteranë fals, njerëz që e kanë futur veten me marifet tek listat e atyre që kanë shkrehur pushkë nën uniformën e UÇK-së. Ca vagje të Nolit kanë gjetja e Halitit, aty ku dhe mbyllja ka qenë me shumë mesazh sinjifikativ.
“Gjysmë mjeku – vdes njerëzia!
Gjysmë avokati – mbushet qelia!
Gjysmë komandanti – humb ushtria!
Gjysmë arkitekti – shembet shtëpia!
Gjysmë ekonomisti – vjen varfëria!
Gjysmë kleriku – nuk kuptohet Perëndia!
Gjysmë historiani – përsëritet historia!
Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria!
Nëse e duam Shqipërinë dhe e kemi ideal atë, duhet të profesionalizohemi në fushën tonë cila do qoftë ajo, kështu bëhet Shqipëria!”
– Fan Noli
/tesheshi.com/