Gjermania ka rrëzuar hetimin mbi përgjimin e telefonit të kancelares Angela Merkel nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA.
Supozimet se NSA mund të kishte përgjuar telefonin e Merkel u ngritën pas dokumenteve të nxjerra nga Edëard Snowden.
Në 4 qershor të vitit të kaluar zyra e prokurorit federal në Gjermani deklaroi se kishte dyshime që telefoni ishte përgjuar, por në dhjetor u pranua që nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjyq./tesheshi.com/