Në Gjermani është rritur mjaft numri i dëbimeve të azilkërkueve të refuzuar. Sipas mediave dëbimet më të mëdha prekin azilkërkuesit nga Ballkani.
Numri i dëbimeve të personave pa të drejtë qëndrimi në Gjermani është rritur, në kuotën më të lartë që prej dhjetë vitesh. Listën e personave të dëbuar, e kryesojnë madje me distancë prej grupeve të tjera azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit. Vetëm nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dëbuar këtë vit 14.529 vetë, gati tre të kartëtat e rasteve.
Nga janari deri në shtator të këtij viti janë dëbuar gjithsej nga Gjermania, 19.914 të huaj nga Reublika Federale, ka bërë të ditur gazeta gjermane “Rheinische Post” duke u bazuar në të dhënat e policisë federale./tesheshi.com/