Gjermania mbylli dy minierat e fundit të asaj që e quan qymyr ngjyrë kafeje, një industri që ka hedhur themelet e Revolucionit Industrial.
Minatorët kanë në plan që t’i dhurojnë presidenti Frank-Walter Steinmeier ntë fundit copë qymyri në në formë simbolike, gëmuar e nxjerrë nga një thellësi prej 1200 metra në minierën Prosper-Haniel në qytetin perëndimor të Bottrop. Miniera e dytë, në Obbenbueren, njëqind kilometra në veri, do të mbyllet zyrtarisht në fund të vitit.
Këto miniera dominuan rajonin industrial Ruhr, duke punësuar deri në gjysmë milion njerëz në kulmin e tyre në vitin 1950, por rodhimi i tyre ka qenë në rënie të vazhdueshme, duke mbijetuar vetëm falë subvencioneve të qeverisë federale.
Gjermania prodhon pothuajse dy të pestat e rrymës nga djegia e qymyrit, ndërsa shkencëtarët thonë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë nëse Gjermania do të vazhdojë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë në përputhje me përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar ndryshimin e klimës.
Disa, megjithatë, kanë frikë se burimet e tjera të energjisë – kryesisht të rinovueshme – nuk mund të jenë të mjaftueshme, veçanërisht pasi Gjermania ka në plan të mbyllë termocentralet e saj bërthamore deri në vitin 2022.
Qeveria ka caktuar një komision për të përpiluar një raport me propozime se si do të kompensohen mbylljet e minierave të qymyrit. Ekspertët, duke përfshirë zyrtarë partiakë, ambientalistët dhe përfaqësues të sindikatave të minierave, gjithashtu do të sugjerojnë mënyrat se si punëtorët që varen nga industria e qymyrit, do të mund të gjejnë punë tjetër në të ardhmen.
Një nga anëtarët e komisionit tha se qindra miliarda subvencione iu janë paguar minierave gjermane të qymyrit në Gjermani. /tesheshi.com/