Boksieri shqiptar Besar Nimani ka ndërruar jetë, qëlluar sapo ka dalë nga një restorant në qytetin e Bielefeld në Gjermani.
Sipas Bild, 38-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend si pasojë e të shtënave.
Në vitin 2013, Nimani kishte rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.
Policia gjemane ende nuk ka ofruar informacion mbi autorët e vrasjes.
Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm një humbje.
Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019. /tesheshi.com/