Policia gjermane kreu një aksion në tre provinca kundër grupit të krahut të djathtë “Freie Kraefte Prignitz”, i cili ishte i vendosur të planifikonte një sulm ndaj një xhamie në qytetin Wittenberg.
Një deklaratë nga policia në Brandenburg tha se ishte marrë një raport që një grup i krahut të djathtë po planifikonte të kryente një sulm në një xhami dhe ndaj migrantëve në Wittenberg.
Kërkimet u kryen më pas në disa adresa në provincat e Brandenburgut, Mecklenburg-Vorpommern dhe Saksonia. Laptopë, telefona dhe hard disk, objekte të mprehta dhe municione u kapën në shtëpitë e anëtarëve të grupit.
Zëdhënësi i policisë Torsten Herbst u tha gazetarëve se kishin marrë një raport që shtatë persona, të moshës 32 deri në 40 vjeç, ishin duke planifikuar të kryenin një sulm me Molotov në xhami. /tesheshi.com/