Gunther Krischbahum, deputeti i Bundestagut gjerman dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit për Integrimin të BE, ka bërë të ditur se ai nuk ka të njëjtin mendim me kreun e partisë së tij CDU për integrimin e Shqipërisë.
Në rrjetin social Facebook, anëtari i Bundestagut thekson se i ka deklaruar kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk është gati për negociatat.
Kreu i Komisionit për Çështjet Europiane është pyetur nga një shqiptar në postimin e bërë në Facebook, ku thotë se “hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë e sheh si vendim të parakohshëm”.
“Ama, Angela Merkel nuk mendon njësoj si ty? A jeni në të njëjtën parti apo jo?”, është pyetja e bërë nga komentuesi në gjermanisht.
“Jo të gjithë në partinë tonë kanë të njëjtin mendim”, i përgjigjet deputeti gjerman.
Në postimin në fjalë, Gunther Krichbaum thotë se gjatë pritjes të Kryeministrit Edi Rama në Komisionin Europian të Bundestagut ja kishte thënë personalisht se e konsideronte hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ishte e parakohshme.
Megjithatë, vetë kryeministri Edi Rama e mohoi këtë me të zbritur në Tiranë.
“Ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është një surprizë për mua. Ai kështu e mendon dhe mendimi i tij ka atë peshë që ka, por as që më gjen të papërgatitur dhe as përbën një arsye për mua që të më ulet kenaqësia e rezultateve të kësaj vizite”, deklaroi Rama në konferencën për shtyp të mbajtur në Rinas. /tesheshi.com/