Përmasat dhe cilësia e ruajtjes së kësaj gjurme janë të papara. Gjurma e fundit e zbuluar nga shkenëtarët në shkretëtirën e Gobit ka habitur edhe vetë studiuesit e universitetit të Okayama-s në Japoni.
Është e gjatë 106 cm dhe 76 cm e gjerë.
Shkencëtarët pohojnë se bëhet fjalë për gjurmën e lënë nga një tiranozaur.
Kjo është specia më e madhe e dinozaurëve që ka ekzistuar ndonjëherë. Mendohet të ketë pasur një lartësi prej 20 metrash, dhe gjatësi prej 30 metrash, e që banonte në atë zonë diku rreth para 80 apo 90 milion vjetësh. /tesheshi.com/