Një anije e lashtë e epokës romake është zbuluar në fund të detit Mesdhe jashtë bregut lindor të Qipros. Zhytësit zbuluan se anija ishte e ngarkuar me enë të mëdha argjile, në atë kohë të përdorura për transport të ushqimit dhe pijeve.
Mendohet se ky mund të jetë zbulimi më i mirë i këtij lloji në këtë ishull. Departamenti i Antikiteteve të Qipros tha se anija mendohet të kishte udhëtuar nga Siria drejt bregdetit jugor të Turqisë.
Arkeologët nënujorë po punojnë për të dhënë më shumë detaje për anijen, shtoi departamenti. Anija u gjet nga një grup zhytësish vullnetarë nga dega e arkeologjisë e Universitetit të Qipros.
Departamenti i Antikeve brenda universitetit tha se studimi i anijes “pritet të hedh dritë të re mbi nivelin e tregtisë detare midis Qipros dhe pjesës tjetër të provincave romake të Mesdheut Lindor”.
Një numër i anijeve të lashta janë gjetur në brigjet e ishullit duke përfshirë një që daton nga epoka greke në mes të shekullit të 4 para Krishtit e cila mendohet të jetë një nga më të mirat e asaj kohe. /tesheshi.com/