Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biazi mund të marrë drejtimin e kombëtares së Australisë. Të paktën kështu raportojnë disa nga mediat, që i referohen kontakteve të herëpashershme të teknikut italian me federatën australiane.
Por gjithçka do të varet nëse federata e “vendit të kangurëve” do të vendosë për shkarkimin e trajnerit aktual Postecoglu.
Aktualisht Australia nuk e ka të sigurtë një vend në Botërorin “Rusi 2018”, pavarësisht se ekipi fitoi 2-1 përballë Tajlandës.
Gjithsesi australianët kanë një shans të madh për të qenë një nga ekipet e botërorit nëse do të fitojnë në play-off përballë Sirisë.
Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite janë skuadrat që siguruan kualifikimin nga zona e Azisë
Menjëherë pas rezultateve, në Australi kanë nisur kritikat dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Ante Postecoglu, duke kërkuar që ekipin në play-off ta drejtojë dikush tjetër.
Dhe kandidati kryesor, sipas mediave, është ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi.
Ky i fundit nuk rinovoi kontratën me kombëtaren shqiptare pak muaj më parë për shkak të termave financiarë, ndërsa dje kreu i FSHF-së, Aramdno Duka, e kritikoi se mund të mblidhte më shumë pikë në ndeshjet e luajtura nga kuqezinjtë nën drejtimin e tij. /tesheshi.com/