Makaronat me hudhër, vajë dhe spec, përveç se janë një pjatë tipike e kulturës gastronomike italiane, kanë qenë për një kohë të gjatë ushqimi i preferuar edhe i shumë shqiptarëve. Por a jeni të sigurt se e dini mirë recetën për një pjatë të shijshme?
Më poshtë po ju paraqesim përbërësit dhe të gjitha procedurat për të realizuar një vakt të mirë.
Përbërësit për 4 persona
3 thelpa hudhre të freskët
125 ml vaj ulliri
Kripë për gjellë (2 lugë)
500 gr makaron (spaghetti-të gjata)
1 tufë majdanoz të freskët
1 spec
Procedimi
Nisni duke vënë në një tenxhere të madhe, unë të ftohtë në zjarr. Merrni një tigan me përmasa mesatare, spërkateni me vajë ulliri dhe pasi të nxehet, hidhni hudhrën, deri sa ajo të marrë një ngjyrë të artë. Më pas shtoni specin. Kur uji të nisë të ziejë, hidhni në të kripën dhe më pas makaronat.
Lërini të ziejnë për aq minuta sa tregohet në qesen e makaronave, por mos harroni ti provoni herë pas here. Kur makaronat të jenë zier mjaftueshëm, kullojini ujin dhe hidhini në tiganin me vaj, hudhër dhe speca.
Përziejini dhe lëri në zjarr të avashtë për rreth një minutë. Në fund shtoni edhe majdanozin e prerë në copa të vogla. Këshillohet që pjata të shërbehet e nxehtë./tesheshi.com/