Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

GAZETARI PËR GAZETARINË/ Marin Mema: ja çfarë më ka çuar tek “Shqipëria tjetër”

by te Sheshi
13/04/2015
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
GAZETARI PËR GAZETARINË/ Marin Mema: ja çfarë më ka çuar tek “Shqipëria tjetër”

Pak vite më parë, akademiku i njohur kosovar Rrexhep Qosja, do e vlerësonte “Shqipërinë tjetër” të Marin Memës si produktin më të mirë gazetaresk të mediave shqiptare. Dhe nuk e ka tepruar aspak po të kemi parasysh se, “Shqipëria” e shpërfaqur prej tij në gjithë këto vite, ka qenë vërtet një zbulim tronditës. Dhe jo vetëm kaq. Ky produkt “Made in Marin Mema”, ka qenë dhe një leksion për vetë gazetarinë shqiptare se si (nuk)duhet të jetë: jo vanitoze, por heroike; jo dembele, por e palodhur; jo thjesht rrogëmarrëse, por gjithë aspirata; jo e studios, por e terrenit; jo e këmbëve mbaj këmbë, por e këmbëve gjithnjë në ecje; jo e shefllëkut, por e punëtorisë!   

Marin, ditë më parë emri juaj u bë lajm në një media maqedonase, për shkak të një reportazhi kushtuar Ohrit të “zhdukur” shqiptar. Ju sadiskafiksionon apo ju trishton ky fakt?

Kjo tregon se të vërtetat kanë prekur aty ku duhet. Gjithçka kam sjellë në atë reportazh ka qenë e mbuluar nga faktet, vetëm përmes tyre mund te ndërtohet historia. Atë nuk e bëj as unë e as askush tjetër. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen e dikujt jo, historia nuk është çështje oreksesh por faktesh.

Sakaq, ju keni probleme dhe me shtetin grek, pasi u ke shkelur paksa në kallo interesave nacionaliste të Athinës, duke zbardhur ca të vërteta në lidhje me Çamërinë, por dhe realitete të tjera që kanë lidhje me shqiptarët në atë vend. Janë këto kostot e një gazetarie të mirë dhe atdhetare?

Janë kostot e një gazetarie reale të mbështetur tek historia. Një histori që s’ka lidhje me nxitjen e urrejtjes me ekstremizmat e patetizmat nacionaliste të sëmura, por veç me të vërtetat e një kombi. Sa më shumë të njihen e të pranohen këto pjesë të historisë, aq më të thjeshta dhe më frutdhënëse do të jenë marrëdhëniet në Ballkan.

Le të flasi  pak për gazetarinë, apo më saktë lëndën tuaj të veçantë me “Shqipëria tjetër”: Si lindi, si u ngjiz?

U ngjiz si një dëshirë për t`u dhënë zë shqiptarëve të thjeshtë, Shqipërisë së halleve, të problemeve, të pamundësisë, varfërisë, skamjes; Shqipërisë së monumenteve që po shkatërrohen, të pyjeve që janë gjynjëzuar, të lumenjve të zhvatur, të maleve të zhveshur; të traditave të humbura, të historive të fjetura, të korrupsionit marramendës, të minierave, të fushave e gjithçka tjetër që ka lidhje me shqiptarët e thjeshtë që janë zemra e vërtetë e këtij vendi.

Ju pyeta pak më parë mbi sadisfaksionin profesional, atë që jo pak herë kompromenton rëndë ndërgjegjen e gazetarit, duke prodhuar “lajmin e keq”, që ai e ndjen si “lajm të mirë”. Çfarë ndodh brenda vetes suaj kur servirni realitete të trishta? Sa vend ka njëra e sa tjetra?

Dua me shpirt të prodhoj vetëm lajme të mira. Shqiptarët kanë vuajtur aq shumë sa meritojnë një të ardhme me më shumë ngjyra. Për fat te keq, deri më sot lajmet e mira i ka marrë vetëm politika ndësa shqiptarëve u ka mbetur pjesa tjetër, ajo e lajmit të keq.

Shqipëria ka shumë ish-gazetarë, “ish” në kuptimin që e braktisur gazetarinë për t`u shndërruar në politikanë apo “nëpunës” pranë politikës. A do shkoni dhe ju një ditë drejt kësaj zgjedhjeje, apo do preferoni të jeni gjithnjë udhëve të atdheut për të vërtetat e mëdha?

Nëse do të ngrihem nje mëngjes dhe do të kuptoj se s’kam më asgjë për të dhënë, atëhere do të filloj të mendoj se ç’duhet të bëj. Por rruga duket e gjatë dhe mua më pëlqen kjo rrugë.

Ç`është ajo gjë që të gëzon dhe të trishton në gazetarinë aktuale?

Vërtetësia shpeshmi e munguar, apo më mirë vërtetësia shpeshmi e shitur.

                            Intervistoi: Ermir Hoxha – tesheshi.com

Related Posts

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën
Intervista

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

14/06/2025
Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?
Intervista

Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?

24/05/2025
Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Next Post
Parlamenti Europian, dy ditë diskutime për rezolutën mbi Shqipërinë. Ja ç’përmbajnë amendamentet

Parlamenti Europian, dy ditë diskutime për rezolutën mbi Shqipërinë. Ja ç’përmbajnë amendamentet

Ja sa shqiptarë kërkuan azil nëpër Europë tre vitet e fundit; dhe ja sa të huaj kërkuan azil në Shqipëri

Ja sa shqiptarë kërkuan azil nëpër Europë tre vitet e fundit; dhe ja sa të huaj kërkuan azil në Shqipëri

Arabia Saudite: Nuk jemi në luftë me Iranin

Arabia Saudite: Nuk jemi në luftë me Iranin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni