Një gazetar me emër në Gjermani ka zgjedhur festën e muslimanëve, Fitër Bajramin, për t’u bërë njësh me ta.
Martin Lejeune e ka shqiptuar deklaratën e besimit, shehadetin, para shumë muslimanëve në një xhami të Berlinit, duke u kthyer në Islam.
I lindur në vitin 1980, Lejeune është një gazetar i pavarur, e po ashtu një korrepondent lufte.
Ai njihet për qëndrimin kritik ndaj Izraelit, e për raportimet mbi konfliktin sirian.
“Islam do të thotë paqe,” kanë qenë fjalët e tij. “Vendosa të jem musliman sepse ndjeva paqe në xhami gjatë namazit.” /tesheshi.com/