Ndërsa vera po afron, është rritur alarmi i atentateve në plazhet europiane, e veçanërisht në ato të Italisë, Spanjës e Francës. Lajmi është bërë i ditur nga portali Bild, i cili citon burime të shërbimeve gjermane që duket se janë paralajmëruar nga shërbimet iraliane.
E përditshmja gjermane hapet me titullin: “Terrorizmi i planifikaur në plazhet tona”. Frika qëndron në faktin se terroristët mund të hiqen si shitës ambulantë dhe më pas të hedhin zonën në erë.
Nga ana tjetër, burime nga inteligjenca italiane përgënjeshtrojnë lajmin e dhënë në Bild. “Nuk rezultojmë të kemi informacione të këtij lloji”, – bëjnë me dije inteligjentët italianë duke mohuar se kanë lajmëruar kolegët e tyre në Gjermani për të tillë frikë, që është raportuar edhe në të përditshmen gjermane.
Terrorizmi xhihadist kishte vënë nën shënjestër një plazh në Tunizi, në Sousse. Në fund të korrikut të vitit 2015, një 23-vjeçar i armatosur me kallashnikov vrau 38 turistë, një pjesë e madhe e së cilëve ishin britanikë.
Më herët, në muajin janar dy terroristë të ardhur me rrugë detare sulmuan një hotel në Hurghada, një nga vendet më të bukura në Detin e Kuq, duke vrarë me thikë 3 turistë (dy austriakë dhe një suedez), përpara se të vriteshin nga forcat e sigurisë. /tesheshi.com/