Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Gara për Romën: korrupsioni e nepotizmi i politikanëve favorizon “Pesë Yjet”

Nga te Sheshi
02/06/2016
në Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Gara për Romën: korrupsioni e nepotizmi i politikanëve favorizon “Pesë Yjet”

Virginia Raggi, gruaja që mendohet se do të jetë kryebashkiakja e ardhshme e Romës, tashmë është në kërkim të votave në rrugët tregtare të qytetit, në lagjet e klasës së mesme të kryeqytetit italian. Shenja dalluese e Raggi-t është mirësjellja e hijshme – ajo ka një qasje delikate madje, edhe me reporterët që i afrohen me pyetje armiqësore.

Në disa dyqane ajo merr më shumë shtrëngime duarsh, nga sa kishte shpresuar. “Kemi nevojë për ndihmë”, thotë pronari i një dyqani. “Majtas, djathtas, në qendër. Na ka ardhur në majë të hundës me partitë politike. Ky vend ka nevojë për pak më shumë ndershmëri”.

Duke mbajtur ende shtrënguar dorën e Raggi-t, ai tregon vitrinën me mish. Kasapi shton: jemi deri në grykë me taksa dhe korrupsion”.

Monologu i tij vë në dukje shumë prej arsyeve përse Raggi, kandidatja e lëvizjes ‘Pesë Yjet’ kryeson sondazhet në prag të zgjedhjeve lokale në Romë dhe në qytete të tjera italiane këtë të dielë. Pangjashëm me lëvizje të tjera jo tradicionale që kanë prosperuar në Europë, si Syriza në Greqi, protesta e Pesë Yjeve nuk ka të bëjë aq shumë me masat shtrënguese sesa me korrupsionin dhe nepotizmin e partive kryesore të Italisë.

Askund më shumë një gjë e tillë duket qartë në Romë, ku politikanët tradicionalë dhe zyrtarët kanë dalë në gjyq në krah të mafiozëve të dyshuar, të akuzuar për konspiracion në përvetësimin e miliona eurove nga kontratat publike.

Të tre sondazhet e publikuara përpara zgjedhjeve, në prag të garës së parë, treguan se Raggi ndodhet në krye me 3 deri në 6 për qind në garën për kryebashkiak të Romës.

Balotazhet midis kandidatëve kryesoë priten më 19 qershor.  Vetëm atëherë do të mësohet nëse avokatja 37-vjeçare – deri pak kohë më parë e panjohur për publikun, do të fitojë Romën.

Një fitore për Raggi-n do të jetë një mposhtje therrëse për kryeministrin Matteo Renzi, që kryeson partinë demokratike të qendrës së majtë, dhe një arritje dramatike për lëvizjen që funksion kryesisht përmes internetit, Pesë Yjet. Themeluar më pak se shtatë vjet më parë nga komediani Beppe Grillo dhe guru-ja i tij dixhital, i ndjeri Gianroberto Casaleggio, Pesë Yjet është sot partia drejtuese e opozitës.

Grillo ka thënë se do t’i vërë flakën vetes në publik, nëse Raggi nuk arrin fitoren, por ka ende mundësi që ai të pendohet për këtë premtim. Javët e fundit e kanë vendosur në sfidë lëvizjen e tij.

Triumfi i parë elektoral i rëndësishëm për të erdhi katër vjet më parë kur Federico Pizzarotti u zgjodh kryetar i bashkisë së qytetit verior të Parmës. Muajin e kaluar, lëvizja e pezulloi atë për shkak se u vendos nën hetim për emërimet në qytet. Kryebashkiaku mohon se ka bërë veprime të gabuara, por çështja e ka vendosur në pozicion të sikletshëm lëvizjen që qëndron për ndershmëri rigoroze.

Dy çështje të tjera të pazgjidhura po i afrohen fundit. Njëra është lidershipi – një koncept që frymëzon keqkuptime të thella në lëvizje, motoja e së cilës është: një vlen sa për një.

Në fakt, Grillo dhe Casaleggio kanë marrë shumë nga vendimet kyçe. Por karizmatiku Grillo po tërhiqet për t’iu përkushtuar sërish karrierës si komedian, e madje që përpara vdekjes së Casaleggio në prill, drejtimi ditë pas dite i Pesë Yjeve kishte   kaluar në duart e një pesësheje të fortë drejtuese.

Dy nga personat e pesëshes që tani kanë nisur të dalin përpara dhe nuk do të vonojë shumë përpara se njëri prej tyre të shfaqet si lider.

Çështja tjetër ka të bëjë me orientimin politik të lëvizjes. Në këta vjet, ajo ka pretenduar se e majta dhe e djathta janë koncepte të tejkaluara që nga fundi i luftës së ftohtë dhe se mund të përzgjedhë politika nga të dy krahët. Sondazhet tregojnë se votuesit e saj janë të shpërndarë pak a shumë barabartë në spektrin politik. Aquilini, kasapi pasionant që ka për qëllim të votojë lëvizjen Pesë Yjet, deklaroi se votën e mëparshme e kishte hedhur për të djathtën ekstreme.

beppe

Grillo është euroskeptik që shkon mirë me Nigel Farage në Britani. Por, ashtu si vë në dukje politologu Piero Ignazi, aktivistët e Pesë Yjeve “janë dukshëm të anuar majtas, kështu që ka një mosballancë ideologjike midis përfaqësuesve të saj dhe elektoratit të shpërndarë”.

Raggi mbush boshllëkun. Ajo e nisi jetën e saj politike në të majtë si aktiviste që punonte mes të tjerësh, edhe me të rinj, shkelës të ligjit të liruar me kusht. Ende fushata e saj, që nga fillimi, duket se është drejtuar ndaj të zhgënjyerve të krahut të djathtë.

Ndërsa partia dikur triumfatore, Forza Italia vijon të humbasë terren, ka shumë hapësirë për vota. Por votuesit duhet të binden se Raggi, e cila nuk ka eksperiencë në drejtim, është  e aftë të qeverisë qytetin e katërt më të madh të Europës.

“Eksperienca në Itali u përket partive që e kanë shkatërruar Romën dhe vendin”, reagoi ajo kur u pyet për këtë çështje. Ajo theksoi se ka kaluar tre vjet në këshillin e qytetit dhe është e pajisur me një ekip ekspertësh e këshilltarësh.

Në fund, romanët të dielën, sikundër britanikët në fund të muajit – do të duhet të vendosin nëse janë të gatshëm për një kapërcim drejt errësirës.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?
Politikë

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan
Lindja e Mesme

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

27/06/2022
Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren
Kosova

Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

27/06/2022
Lajme të tjera
Roberto di Matteo është trajneri i ri i Aston Vilës

Roberto di Matteo është trajneri i ri i Aston Vilës

Basha: Nuk kemi draft të ri, por vetëm amendamente

Basha: Nuk kemi draft të ri, por vetëm amendamente

Rusia diskuton për një operacion tokësor në Siri, 19 civilë të vrarë nga bombardimet në Halep

Rusia diskuton për një operacion tokësor në Siri, 19 civilë të vrarë nga bombardimet në Halep

TË FUNDIT

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

9 orë Më parë
Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

10 orë Më parë
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

11 orë Më parë
Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

26/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist