Futbollisti shqiptar i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi ka dalë pozitiv në testin e dopingut. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kroat, deri sa testet ishin kryer pas përfundimit të ndeshjes ndaj Arsenalit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
24 vjeçari ka kryer gjashtë herë rradhazi testin e anti dopingut dhe asnjëherë nuk ka rezultuar negative. Duke konfirmuar kështu përdorimin e substancave që nuk janë të lejuara në lojën e futbollit. Klubi kroat si dhe vetë futbollisti tani janë duke pritur dënimin që do të vije nga UEFA, me gjasë ekziston mundësia edhe e suspendimit të lojtarit nga të gjitha garat e organizuara nga UEFA.
/tesheshi.com/