Momenti i lamtumirës nga futbolli është shumë i hidhur për çdo futbollist, ndaj dhe shumë prej tyre e shtyjnë kohën në mënyrë që të vazhdojnë të jenë ende aktivë brenda fushës së lojës. Mirëpo, ca prej tyre janë detyruar të dorëzohen, dhe e kanë shkëputur lidhjen me lojën e futbollit në kulmin e moshës.
“Tesheshi.com” u sjell historinë e disa prej futbollistëve që dolën në pension para kohe:
1. George Best
Njëri ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit anglez, ai i dha fund lojës aktive në moshën 28-
vjeçare. Më pas do të rikthehej, por aventura e tij zgjati shumë pak kohë, dhe ai kurrë nuk e arriti nivelin që kishte te Manchester United-i.
Sulmuesi polemik i Manchester Uniteit është lodhur herët nga futbolli. Në moshën 30-vjeçare ai hoqi dorë nga loja aktive, duke vendosur të dalë në pension, në mënyrë që të kishte një jetë më të rehatshme.
Njëri ndër lojtarët më të mirë të shekullit XX, Platini i dha lamtumirën futbollit në moshën 32-vjeçare, pasi kishte fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin dhe kishte luajtur në Botërorin e vitit 1986 me Francën.
Ish-portieri i skuadrës spanjolle Mallorca vendosi t’i japë fund lojës aktive të futbollit në moshën 30-vjeçare, për t’iu përkushtuar një profesioni tjetër. Rikthimi i tij ndodhi shumë shpejt, por ai nuk e gjeti më nivelin që kishte patur më herët, kështu që u detyrua përfundimisht të ndahet nga dorezat e tij.
Për shkak të një lëndimi të rëndë në gju, legjenda e Milanit dhe e Holandës u detyrua t’i varë këpucët para kohe. Në moshën 31-vjeçare ai u përshëndet me futbollin. Ndoshta, po të ishte e avancuar mjekësia sikur në ditët e sotme, ai do vazhdonte të luante futboll edhe për disa vite të tjera.
/tesheshi.com/