E përditshmja britanike “The Telegraph” ka hartuar një listë prej 20 futbollistëve të cilën vlerësohen më shumë se që duhet. Për secilin nga ta ekziston një opinionin, mirëpo përfshirja e lojtarëve të njohur si Ibrahimovich, Rooney, Falcao apo Sergio Ramos është befasi e jo fort e këndshme.
“The Telegraph” me theks të veçantë ka shkruar për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos. Qendëmbrojtësi konsiderohet si me “fat” pasi ka luajtur në epokën e galaktikëve të Madridit dhe përfaqësuesen spanjolle në kohën kur mesfusha ishte dominante dhe mbrojtja ishte nën hijen e tyre.
“Pranimi i 19 kartonëve të verdhë, kur Sergio përballet një me një me sulmuesin tregon më së miri për vrazhdësinë e tij përballë teknikës për ta ndalur një futbollist”, thuhet për Ramos.
Mirëpo, në krye të listës qëndrojnë yjet që kanë dështuar në Premier Ligën angleze si Mario Balotelli në pole position, pastaj Robinho e Falcao. Gjithashtu anash nuk mbeten as personazhet si Ibrahimovich, Rooney e Steven Gerrard që cilësohen si futbollistë të mirë, mirëpo jo aq të mëdhenj sa të vlejnë miliona euro. Në një rank të tillë hynë edhe ish futbollisti i Kombëtares italiane, Roberto Baggio që po ashtu është një befasi jo fort e këndshme. Anelka, Denilson e Ëilashare janë pjesë e listës.
“Tesheshi.com” ua përcjell listën e 20 futbollistëve më të mbivlerësuar në botë:
1. Mario Balotelli
- Robinho
- Radamel Falcao
- Ibrahimovic
- Faustino Asprilla
- David Luiz
- Ezequiel Lavezzi
- Wesley Sneijder
- Sergio Ramos
- Jack Wilshere
- Steven Gerrard
- Roberto Baggio
- Adriano
- Wayne Rooney
- David Ginola
- Denilson
- Florent Malouda
- Nicolas Anelka
- Carlos Valderrama
- Georgi Kinkladze
/tesheshi.com/