Imazhet e një fëmije që ishte shtrirë buzë detit kanë prekur ndjenjat e secilit prej nesh. Menjëherë të nesërmen skuadra e futbollit Bayern Mynih ka vendosur të hapë një kamp refugjatësh, në të cilën do të ndihmoheshin të gjithë ata që vijnë nga Lindja e Mesme me ushqim, veshëmbathje e sende të ndryshme të nevojshme.
Gjermania është njëra ndër vendet ku më së shumti kanë vërshuar refugjatët që kanë zgjedhur Europën për të gjetur strehim. Pak ditë më parë tifozët e klubit Borussia Dortmund kishin shpërndarë 220 bileta për ta parë një ndeshje futbolli. Ndiq shkrimin: http://localhost/tesheshi/humanizem-ne-stadiumin-ëestfalenstadion-miresevini-refugjate/
Por, për t`u ardhur në ndihmë refugjatëve, në një formë më ndryshe kanë menduar bavarezët. Ata do të hapin kampe dhe do t`u ofrojnë ndihmë atyre nga një projekt që kap vlerën e 1milion eurove. Gjithashtu, në ndeshjen e rradhës ku Bayern e luan ndaj Augsburgun në Bundesligë, secili lojtar që të futet në fushë do ketë të veshur një fanelë me dorën e zgjatur të fëmijës refugjat.
“Bayern e sheh si përgjegjësi sociale për të ndihmuar refugjatët, fëmijët në nevojë, gratë dhe burrat. Ne nuk do t`i lëmë anash ata në këto kohë të vështira”, ka thënë presidenti i skuadrës gjermane, Karl Heinz Rummenige për sajtin zyrtar të klubit. /tesheshi.com/