Një 20-vjeçar, në përpjekjen për të bërë foto në sfondin e dallgëve gjigande në plazhin Kedung Tumpang në Indonezi, përfundoi në mënyrë tragjike pasi njëra prej tyre e “gëlltiti” duke e lënë të zhdukur.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e kaluar kur Roni Josua Simanjuntak shkoi në një plazh me miqtë e tij.
Videoja e regjistruar nga dëshmitarët okularë tregon momentin kur një valë e mbuloi dhe e përfshiu në Oqeanin Indian.
Fillimisht në video shfaqet 20-vjeçari duke qëndruar përballë një shkëmbi dhe pozon për të marrë foton sa më të mirë.
Megjithatë, ajo që ai nuk e dinte ishte se pas tij dallgët po “fryheshin” dhe përbënin kërcënim.
Dhe ndodhi që njëra nga dallgët e merr 20-vjeçarin nga shkëmbi dhe ai zhduket nga sytë e miqve të tij, të cilët në fillim qeshnin me këtë zhvillim.
Dhe gjithçka ndryshoi brenda pak sekondash kur miqtë e 20-vjeçarit e kuptuan se ai kishte humbur gjurmët e tij.
🇮🇩 TOURIST SWEPT OUT TO SEA IN INDONESIA
20-year-old Roni Josua Simanjuntak went missing after being swept off rocks by a massive wave while posing for photos on the Indonesian coast.
The incident occurred at Kedung Tumpang Beach, East Java, during a group outing.
Despite… pic.twitter.com/WrGwGTQYE6
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 17, 2024
Pak më vonë, në fakt, personi që regjistroi momentet tragjike pikasi një siluetë në sipërfaqen e ujit, e cila llogaritet të jetë trupi i 20-vjeçarit.
Edhe sot ai nuk është gjetur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të përfundojnë të dielën e ardhshme.
Siç tha një përfaqësues i policisë, dallgët në zonë arrijnë deri në 4.5 metra, gjë që është një pengesë e madhe për ekipet e shpëtimit. /tesheshi.com/