Pas muajsh odiseje gjyqësore e politike bashkë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë vendimin përfundimtar për Fredi Belerin, duke e dënuar me dy vite burg me akuzën për korrupsion zgjedhor.
Beleri u arrestua disa ditë para zgjedhjeve të 14 maj 2023, ku garonte për kryetar bashkie në Himarë, kandiduar nga PBDNJ-ja e Dules me mbështetjen e dyshes Berisha-Meta, pra me koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Ai u prangos pas publikimit të disa audio-përgjimeve ku shfaqej duke komunikuar për blerje votash. Por arrestimin e tij e ka konsideruar gjithnjë politik.
“Jam besimplotë nuk e ndjej veten fajtor. Herët a vonë do gjej drejtësi”, tha ai para se të jepej vendimi.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mohuar që ai të ketë gisht në arrestimin e Belerit, edhe pse haptazi e ka sulmuar atë. /tesheshi.com/