Sipas një studimi të realizuar mbi minjtë, kurkumina është në gjendje të fshijë kujtimet e këqija.
Ajo është një ushqim me ngjyrë të verdhë, e cila ndodhet brenda kukrumës së gjatë, një lloj specie shumë e përdorur në Indi dhe sipas zbulimeve të psikologëve të The City University në New York, mund të përdoret për të ndihmuar personat që vuajnë nga shqetësimet psikologjike.
Për të arritur në këto përfundime, studiuesit kanë bërë një eksperiment. Ata u kanë vënë frikën minjve nga një zhurmë e caktuar. Kafsha reagonte në mënyrë të menjëhershme ndaj zhurmës. Disa prej minjve iu nënshtruan një diete ushqyese të pasur me kurkuminë. Pasi kaluan disa orë, minjtë që nuk kishin ngrënë kurkuminë vijonin të trembeshin sa herë që dëgjonin zhurmën, çka nuk u ndodhte më minjve të jerm.
Një ndihmë edhe për qeniet njerëzore
Psikologët kanë vënë re se përgjegjës për këtë amnezi emotive ishte pikëtrisht substanca e konsumuar. Të dhënat e mbledhura janë të dobishme, siç shpjegon profesor Glenn Schafe, për të ndihmuar personat që kanë pësuar trauma apo që vuajnë nga shqetësime psikologjike ‘të karakterizuara nga kujtime të këqija’.
Kujtimet e fëmijërisë formohen në tru si lidhje të reja mes neuroneve. Fillimisht janë të dobëta dhe shumë të brishta, por me kalimin e kohës stabilizohen dhe forcohen në trurin tonë, duke u konsoliduar në një sektor të caktuar për një kohës shumë të gjatë.
Sa herë që thirren nga kujtesa, ato rikonsolidohen. Kjo gjë nuk ndodh vetëm në rast se një agjent i jashtëm (në këtë rast kurkumina) nuk ndërhyn duke e fshirë tërësisht. Të paktën, kjo është ajo që shkencëtarët vunë re.
Substanca është edhe një anti-inflamator shumë i mirë, shpjegon mjeku Schafe. “Shumë sëmundje, nga alergjitë e deri tek Alzheimeri janë të karakterizuara nga procese inflamatore, siç ndodh edhe me disa shqetësime psikologjike si depresioni apo ankthi”,- thotë ai ndërsa shton se kjo edhe mund të shpjegojë pasojat e kurkuminës tek kujtimet e këqija. Ngelet ende të kuptohet mënyra se si vepron, për të mos ndikuar edhe në llojet e tjera të kujtimeve./tesheshi.com/