Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur një premo të majme për futbollistët e kombëtares shqiptare në rast fitorje kundër Portugalisë.
Pas përfundimit të ndeshjes kundër Danimarkës ku kuqezinjtë barazuan 0-0, FSHF-ja ka shpërndarë nga 5 mijë euro për secilin lojtarë. Por tashmë kjo shumë pritet të rritet akoma edhe më tepër në rast se djemtë e De Biazit arrijnë një fitore ndaj kryesusve te grupit I, Portugalisë.
Nëse futbollistët arrijnë të fitojnë ndaj portugezvë shpërblimi pritet të jetë rreth 15 mijë euro për çdo futbollist. E gjithë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit bëhet në mënyrë për të motivuar sa më shumë futbollistët pasi ndeshja kundër Portugalisë është e një rëndësie të vecantë pasi do të përcaktojë shumë ecurinë e shqipërisë për në eliminatoret e “Francë 2016”.
/tesheshi.com/