NATO dëshiron që procesi mes Greqisë dhe Maqedonisë, më bërjen realitet të Marrëvshjes së Prespës të mbyllet sa më shpejt nga pikëpamja juridike dhe konstitucionale. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dërgoi një letër autoriteteve në Shkup dhe Athinë, në të cilën kërkon që procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës të përfundojë deri në 15 shkurt, sipas gazetës greke Kathimerini.
Dokumenti thekson se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Shkup, i njëjti proces do të fillojë në Athinë.
Zëdhënësi i qeverisë greke tha se kryeministri Alexis Tsipras më 18 janar do të njoftojë një kornizë kohore për ratifikim në parlamentin grek.
Ai përsëriti se ekziston një shumicë për ratifikimin e Marrëveshjes dhe se më pës do të ratifikohet dhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Por ka spekuluar se mund të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, domethënë pas tetorit.
Kathimerini theksoi se presioni i NATO-s për të përshpejtuar procesin ishte për shkak të cikleve të pritshme të zgjedhjeve në Greqi dhe Maqedoni. /tesheshi.com/