Sulmuesi i PSG-së dhe Francës, Kylian Mbappe është distancuar nga një video promovuese e publikuar nga klubi francez, duke thënë se klubi nuk është Kylian Saint-Germain.
Siç tha vetë Kylian Mbappe, PSG përdori intervistën e tij me klubin për të promovuar shitjen e biletave sezonale për vitin e ardhshëm.
Francezi shtoi se kjo është dëshmi se lojtarët duhet të luftojnë për të drejtat individuale për të përdorur imazhin e dikujt.
Sigurisht pjesa më interesante e mohimit të tij është fjalia ku thotë se emri i klubit është Paris Saint-Germain, jo Kylian Saint-Germain.
Kontrata e re e Mbappes, e nënshkruar verën e kaluar, nuk i ka ndalur zërat se francezi do të largohet nga klubi. Real Madridi është ende në pritje, ndërsa PSG frikësohet se brenda një vere do të humbasë edhe Mbappe edhe Lionel Messin, me të cilët ende janë në negociata për një kontratë të re, shkruan Reuters. /tesheshi.com/