Më shumë se 2,500 janë tubuar në një party të organizuar në mënyrë të paligjshme në Francë, ndërsa vendi vazhdon të luftojë koronavirusin, shkruan BBC.
Party, i cili po zhvillohet në një ambient në Lieuron pranë Rennes, filloi të enjten dhe është ende në vazhdim.
“Një numër i madh i pjesëmarrësve janë nga MB dhe Spanja”, tha policia.
Disa pjesëmarrës u përleshën me policinë, duke i vënë flakën një makine dhe duke hedhur sende drejt efektivëve policorë që po përpiqeshin t’i jepnin fund eventit me risk të madh infeksioni COVID. Të paktën tre oficerë policie u plagosën.
Një numër i madh i njerëzve flinin pak në makinat e tyre para se të ktheheshin për të kërcyer, raporton Le Monde.
Disa pjesëmarrës thanë se ata synojnë të qëndrojnë deri të dielën, ndërsa të tjerët thanë se shpresojnë të qëndrojnë deri të martën. Nuk ka asnjë distancë fizike në party, thanë disa prej tyre.
Të premten vonë, Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin mbajti një takim krize për të diskutuar ngjarjen.
Franca ka futur rregulla të rrepta në prag të Vitit të Ri, duke përfshirë shtetrrethimin nga 8 në 6 pasdite.
Më shumë se 100,000 oficerë policie në të gjithë vendin shpërndanë organizimet e ndryshme festive dhe zbatuan rregullat e shtetrrethimit. /tesheshi.com/