Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FP: Njihuni me ekspertin e Donald Trump për islamofobinë

by te Sheshi
17/11/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
FP: Njihuni me ekspertin e Donald Trump për islamofobinë

WASHINGTON, DC - JULY 24: Frank Gaffney, founder and president of the Center for Security Policy, testifies during a hearing of the Senate Judiciary Committee July 24, 2013 in Washington, DC. The committee heard testimony from the panelists on "Closing Guantanamo: The National Security, Fiscal, and Human Rights Implications." (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Qëllimi i Donald Trump në propozimin e një ndalimi të hyrjes së të gjithë emigrantëve muslimanë në Shtetet e Bashkuara synonte të tërhiqte vëmendje e pati një sukses trullosës. Por linja e tij e të menduarit, që sugjeron se të gjithë ndjekësit e islamit përbëjnë një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare, nuk është e re. Në fakt, është pjesë e një lëvizjeje të themeluar prej vitesh nga disa nga kompanitë e fondacionet filantropike konservatore më të mëdha në vend.

Në njoftimin e propozimit për ndalimin e përkohshëm të gjithë emigracionit musliman në Shtetet e Bashkuara, Trump citoi punën e qendrës për politikat e sigurisë, një kompani me seli në Uashington e drejtuar nga ish-zyrtari i mbrojtjes në administratën e Reganit, Frank Gaffney, që promovon pikëpamje agresive të politikës së jashtme, sidomos në Lindjen e Mesme, që mbron nivele më të larta të shpenzimeve për mbrojtjen dhe paralajmëroi për infiltrimin në qeverinë amerikane të elementëve të Vëllazërisë Muslimane.

“Më së fundmi, një sondazh nga qendra për politikat e sigurisë publikoi të dhëna që tregojnë se 25 për qind e muslimanëve amerikane bien dakord se dhuna kundër amerikanëve këtu në Shtetet e Bashkuara justifikohet si pjesë e një xhihadi global dhe 51 për qind bien dakord, që muslimanët në Amerikë duhet të kenë të drejtë të zgjedhin për t’u qeverisur me ligjin Islamik”, lexohet në deklaratën për shtyp të fushatës së Trump. Por, ai sondazh dhe metodat e përdorura janë shumë larg të qënit shkencore. Sondazhi ishte një vëzhgim online me rreth 600 muslimanë, një fakt që u mbajt i fshehur derisa u publikua nga një kompani tjetër sondazhesh.

Metodologjia e përdorur është vërtet e dyshimtë. Organizata që vendos standardet në industrinë e sondazheve thotë se kompania e sondimit nuk e ka idenë se kush po i përgjigjet pyetjes,” që do të thotë se mund të përgjigjet kushdo.

Frank Gaffney ka një histori të gjatë të nxitjes së pikëpamjeve ekstremiste anti-muslimane dhe të teorive konspirative rreth presidentit Barak Obama.

Në vitin 2008, në një artikull në “The Washington Post”, Gaffney ngrinte pyetjen nëse presidenti është një qytetar natyral amerikan, lindur në Shtetet e Bashkuara që është kërkesë e panegociueshme e kushtetutës” dhe duke iu përgjigjur pyetjes së vet, thoshte se “ka prova që Obama është lindur në Kenia, e jo si pretendon, në ishujt Havaj”.

Ai gjithashtu herë pas here sugjeronte se ndihmësja e Hillary Clinton, Huma Abedin ishte operative e Vëllazërisë Muslimane.

Ashtu si edhe Trump, Gaffney tregon shumë pak interes për liritë fetare apo personale të muslimanëve. Gafnney ka deklaruar se muslimanët që ndjekin sharian duhet të ndiqen penalisht për rebelim. Ai gjithashtu e ka përshkruar qendrën e komunitetit islamik në Manhatan si “xhamia e Kalit të Trojës”.

Deklaratat dhe qëndrimet e tij janë kritikuar dhe ndaj tyre është mbajtur qëndrim nga figura të larta publike dhe të shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara. Deri në fitoren e Trump, Gafnney nuk pranohej nga mjedisi politik, por kjo nuk e ka ngadalësuar aftësinë  e tij për të mbledhur shuma të mëdha parash. Kompania e tij CSP mblodhi 3.55 milionë dollarë në vitin 2013 dhe 2.04 milionë dollarë në vitin 2014.

Lista e financuesve më të besueshëm të Gaffney paraqet disa surpriza. Sipas të dhënave, ai merr financime nga fondacione konservatore që njihen për historinë e tyre në mbështetje të islamofobisë. Financuesit e tij përfshijnë gjithashtu edhe kompani si Boeing, General Dynamics,  Lockheed Martin apo General Electric.

Gaffney mund të jetë bërë konfidencial me Trump kur grupi i tij mbështeti një tubim të Trump dhe Cruz që kundërshtonte marrëveshjen bërthamore me Iranin. Por, edhe më parë, Gafnney e kishte përqafuar mesazhin ndarës të Trump për emigrantët.

Kështu, mes apeleve të Trump për regjistrimin kombëtar të muslimanëve dhe ndalimit të emigracionit musliman, duket se për shkak të ndonjë koinçidence apo bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, Trump po ndërton një kuadër politik anti-emigrantëve e anti-muslimanëve, që pasqyron deklaratat dhe propozimet e mbrojtura nga Frank Gaffney dhe qendra e tij për politika të sigurisë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç
Ballkani

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët
Lindja e Mesme

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?
Bota & Rajoni

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025
Next Post
Basha në Shijak: Rama rriti taksat, fitimet i ndan me Pandi Carapulin

Basha në Shijak: Rama rriti taksat, fitimet i ndan me Pandi Carapulin

Patatinat që u krijuan nga një aksident në kuzhinë

Patatinat që u krijuan nga një aksident në kuzhinë

Njihuni me xhakuzin e vdekjes, ndodhet në gjirin e Meksikës

Njihuni me xhakuzin e vdekjes, ndodhet në gjirin e Meksikës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni