Anijet greke kanë hedhur naftë dhe vaj në det, duke ndotur plazhet e Jonit në Shqipëri, përkatësisht Himarës dhe Dhërmiut. Sipas fotove që kanë publikuar disa media në vend,
Pushuesit në Himarë dhe Dhërmi janë alarmuar pasi ujërat e detit u veshën me naftë dhe vaj të hedhur nga anijet greke. Në fakt kjo është hera e tretë që ndodh brenda këtij sezoni turistik. Ato e derdhin vajin dhe mbeturinat në det, për të mos i dorëzuar në portet përkatëse, duke shmangur kështu pagesat.
Pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Himarë dhe Dhërmi thonë se ky veprim është i qëllimshëm, në mënyrë që t’u prishin punë me pushuesit.