Prokuroria e SHBA-së është prononcuar publikisht për herë të parë pas akuzave të PD-së se kryeministri Edi Rama ka paguar 80 mijë dollar për të dalë në foto me presidentin Barack Obama.
Prokurori i çështjes deklaroi se as kryeministri Rama, as ndonjë zyrtar i stafit të presidentit Obama nuk është i përfshirë në hetimet që po kryhen në SHBA.
Në deklaratën e tij thuhet se askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është i akuzuar për ndonjë shkelje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në pranimin e fajit nga taksisti.
“Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar bashkëpunëtor i qeverisë“, tha Alan Abramson, avokat i Shehut, taksistit të akuzuar për donacionin 80 mijë dollarë të marrë nga jashtë. /tesheshi.com/