Një foto e Angel Di Maria-s, në Katar i kishte kushtuar klubit Paris SG, hiç më pak se 4,3 milionë euro. Në fakt klubi francez kishte përfunduar marrëveshjen me Manchester United për transferimin e argjentinasit për shumë e 43 milionë eurove, por një foto e tij në rrjetin social Instagram ka rritur çmimin në 47,3 milionë.
Luis Van Gaal i kishte lejuar Di Maria-n nga turneu parasezonal që djajtë e zhvilluan në tokën amerikane, mirëpo jo për të udhëtuar drejt Katarit, ku futbollisti kishte takuar pronarin e klubit parisien Nasser Al-Khelaifi dhe kishte shkrepur disa foto të parakohshme, që më vonë kushtuan për transferimin e tij./tesheshi.com/