Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fotografi në tre dekada: Afganistani në gjithë bukurinë e tij tragjike e shumëngjyrëshe

by te Sheshi
29/09/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Fotografi në tre dekada: Afganistani në gjithë bukurinë e tij tragjike e shumëngjyrëshe

Kur të vjen ndër mend Afganistani, gjithnjë kjo ndodh përmes një lenteje të frakturuar nga lufta. Kjo nuk është e habitshme. Për më shumë se dy mijëvjeçarë, toka që sot quhet Afganistan ka qenë e përfshirë nga ndonjë lloj konflikti; ose duke luftuar me pushtues të jashtëm –persianët, arabët, mugalët, sikët, rusët, britanikët – apo duke luftuar brenda për brenda, tribu të ashpra që përplasen në fushë-beteja që prej kohësh kanë qenë të njollosura me gjakun e paraardhësve të tyre.

Steve McCurry e vizitoi së pari Afganistanin në vitin 1979, vitin pas revolucionit marksist të mbështetur nga sovjetikët, që shpërtheu më pas në një luftë të gjatë e të hidhur civile. Në atë kohë, ai u fut fshehtaz nga kufiri me Pakistanin, i maskuar me rroba afgane. Prej kësaj kohe, ai është rikthyer në këtë vend, duke e pozicionuar kamerën e tij thellë e më thellë në zemrën e Afganistanit, duke sjellë imazhe që konfirmojnë e po ashtu shprishin përshtypjen monokromatike të një vendi që ai qartësisht duket se e do.

Ai e shkrepi fotografinë e tij më të famshme në vitin 1984. “Vajza afgane”, është portreti i një refugjateje të njomë, një nga rreth gjashtë milionë njerëzit që iu arratisën luftës kryesisht në Pakistan dhe Iran. Me një shall ngjyrë ndryshku të hedhur lirshëm rreth fytyrës, ajo ngul vështrimin drejt nesh me sytë e saj sfidues blu deti. Ky imazh zuri kopertinat e një numri të pafund revistash dhe librash – por nuk ka ndodhur kështu me një tjetër portret “Afganistani”, publikuar nga Taschen, për të cilin McCurry ka zgjedhur një personazh më të butë. Një burrë i vjetër, një fotograf, qëndron mbi një stol të thjeshtë pranë kamerës së tij “të lashtë”, poshtë portreteve që ai u ka shkrepur burrave më të rinj e më të pashëm.

McCurry nuk ka preferuar të shkruajë diçka brenda portretit – por fotografia rrëfen gjithçka vetë: ky është portret i një vendi në gjithë bukurinë e tij plot ngjyra, tragjike, e me raste edhe të çuditshme.

Libri fotografik që mban sipër këtë portret nuk është organizuar sipas rendit kronologjik, dhe, në fillim, mund të duket e vështirë të kuptohet se mbi ç’bazë janë renditur fotografitë – të gjitha të guximshme e të mëdha. Por, pasi shfletohen faqet, gjithçka merr kuptim. Përpara janë vendosur ato bardh e zi, të luftëtarëve dhe mullahëve. Ato ndiqen nga peisazhe të mrekullueshme, të ndriçuara nga një dritë e artë, që duket se apelon t’i lëmë pas paragjykimet e ngulitura dhe të hedhim një sy në një botë më të plotë, me reale e emocionale sesa ne mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë.

Provinca Logar (1984)

McCurry nuk është njeri i fjalës apo titujve tërheqës. Kjo, ashtu si dhe pjesa më e madhe e titujve të tij, përbëhet vetëm nga data dhe vendndodhja, duke ua lënë shikuesve të mbushin vetë pjesën tjetër. Logari është një 34 provincat e Afganistanit, në pjesën lindore, që puthitet me kufirin pakistanez. Provinca ka pasur më shumë sesa pjesën e vet në gjakderdhjen që ka kaluar vendi. Një gazetar suedez që e vizitoi atë dy vjet përpara se të shkrepej kjo fotograf, tha: “Kudo në Logar, pamja më e zakonshme pas rrënojave, janë varret”. Malet janë si sfondi ashtu edhe fokusi i fotografisë: tre burra-luftëtarë, apo ndoshta edhe barinj – që vështrojnë përtej luginës së pakufi e të infektuar sikur thonë: kjo është toka jonë, kjo është ajo për të cilën ne po vdesim.

Maimana (1992)

Kryeqyteti i provincës Faryab në veri, pranë kufirit me Turkmenistanin, Maimana ishte shumë afër me linjën e frontit në luftën civile afgane midis talibanëve dhe forcave të opozitës. Gruaja në këtë fotografi duket qartë se ka dashur të mos rrezikojë të kapet nga policia fetare. E mbledhur në burkën e saj ngjyrë mustarde, njëra dorë duket sikur e mbledh pas vetes rrobën. Shtëpia e saj nuk ka facilitete apo kanalizime ujërash – ekziston vetëm një lavaman i vogël elementar jashtë shtëpisë, i pajisur edhe me një sapllak metalik. Kompozicioni dhe ngjyrat janë qartësisht alla McCurry; burka e saj shkon me materialin e derës, dhe bluja e kornizës nxjerr në pah tunikën e saj. Në dorën tjetër ajo mban një çantë të kuqe me motive që ndoshta deklaron sipas mënyrës së vet, se jeta nuk është vetëm me detyrime.

Peshavar, Pakistan (2002)

Kjo fotografi është shkrepur 18 vjet pas fotos së parë të vajzës afgane dhe duket se është edhe pasqyra, edhe e kundërta e saj. Kjo vajzë, me gjasa një refugjate tjetër, ka pothuajse të njëjtën moshë, dhe si e para, sheh në kamera me një vështrim të qartë dhe me sytë e pastër blu. Por ngjyrat kanë ndryshuar: vajza vesh një xhihab të gjelbër me jakën që bën kontrast. Dhe vështrimi i saj është më i dorëzuar, më mosbesues, më pak sfidues, sikur vitet e vështira nën talibanët, e më pas pushtimi amerikan i Afganistanit në vitin 2001 të kenë vjedhur gjithë shpresën e saj për t’u kthyer në atdhe.

Kabul (2003)

Kryeqyteti i Afganistanit është një qytet antik i rrugës së Mëndafshit. Por, me kalimin e viteve dhe dekadave me luftë e sanksione, kryengritje e probleme, pjesa më e madhe është shndërruar në rrënoja. Në këtë fotografu, një shitës portokallesh, i ri në moshë, paraqet mallin e tij mbi një makinë të braktisur që mban gjurmë plumbash. Ai duket i ftohtë, mbështetjellë me pallton e vet gri, dhe sheh larg kamerës me një shprehje pa pikë vullneti. Një fener aty pranë përfaqëson ngrohtësinë, jetën, shpresën.

Bamiyan (2006)

Kjo është një skenë e një thjeshtësie të shkëlqyer. Një burrë tërheq gomarin e tij përmes një peizazhi të jashtëzakonshëm me toka jo pjellore në qendrën gjeografike të Afganistanit. Bamiyan ka qenë një qendër tregtare e madhe në rrugën e Mëndafshit, në pikën më perëndimore të ekspansionit budist. Ka Buda të gdhendura në shkëmbinj dhe ajo që mbetet nga qyteti i Psherëtimave – ndërtuar nga Xhengiz Khan në vitin 1221 – ende josh pelegrinët nga shumë larg. Ajo që e bën fotografinë të jashtëzakonshme është drita e artë – mund të jetë mëngjes ose mbrëmje – që thekson majat e ndriçuara dhe hijet e peizazhit. Burri dhe kali shkallëzojnë peizazhin – kokrriza në tokën e pamasë, boshe dhe të bukur.

Kabul (2016)

Në fund, gëzim. Gra të reja, që veshin tunika të kuqe kadifeje dhe xhihabë plor ngjyra, luajnë. Ato qëndrojnë në atë që duket si një park i mirëmbajtur. Edhe pse të përqëndruara në lojën e tyre, ngjyrat e në mënyrë të veçantë drita mbi gruan në qendër, flet për të ardhme më të ndritur.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!
Sociale & Shoqëri

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan
Ekonomi

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin
Të fundit

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025
Next Post
Deputetët Krasniqi e Zeka rrihen në një studio televizive (Video)

Deputetët Krasniqi e Zeka rrihen në një studio televizive (Video)

Nga Bujar M. HOXHA: Ky vend, një Sicili hundëpërpjetë

Nga Bujar M. HOXHA: Ky vend, një Sicili hundëpërpjetë

Patras, qentë e një shqiptareje sulmojnë një 56-vjeçar grek, arrestohet nga policia

Patras, qentë e një shqiptareje sulmojnë një 56-vjeçar grek, arrestohet nga policia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025
Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni