Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Fortesa Shengen: rregulla të reja pas sulmeve në Paris, si do ndryshojë jeta e europianëve

Nga te Sheshi
21/11/2015
në Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Fortesa Shengen: rregulla të reja pas sulmeve në Paris, si do ndryshojë jeta e europianëve

A police officer checks passports inside a bus at Lernacken, on the Swedish side of the Oresund strait, November 12, 2015. The Swedish government on November 11, 2015 said it would temporarily reinstate border checks to deal with an unprecedented influx of migrants, making it the latest country in Europe's passport-free Schengen zone to tighten its borders over the crisis. REUTERS/Nils Meilvang/Scanpix ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. THIS PICTURE IS DISTRIBUTED EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS. DENMARK OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN DENMARK. NO COMMERCIAL SALES.

Europa deklaron se asgjë nuk ka mbaruar më shumë se një javë nga sulmet e Parisit. Alarmi është përhapur në të gjitha shtetet e zonës Shengen e më gjerë, por tashmë për zonën e lëvizjes së lirë duket se do të nisë një epokë e re e që do të ndryshojë edhe jetën e qytetarëve europianë.

Fortesa Shengen

Sipas Europolit, ka dyshime të arsyeshme të besohet se sulme të tjera janë në radhë për shtetet europiane. Drejtori  Rob Wainright thekson se “kemi të bëjmë me një organizatë të vendosur, me burime të shumta dhe aktitve nëpër rrugët e qyteteve europiane”.

Në këtë mënyrë, ai vë në dukje se nuk duhet të bjerë aspak alarmi, e fton Bashkimin Europian të marrë masa më të forta për ruajtjen e kufijve. Vendimet që priten nga Brukseli janë konkrete, të paktën jo nga ato të zakonshmet, edhe për shkak se pas masakrës në revistën Charlie Hebdo, reagimi ka qenë zhgënjyes.

Dy hapat e parë janë vendosja e kontrolleve në kufijtë e jashtëm dhe skanimi i të gjithë pasagjerëve, duke nisur nga viti i ardhshëm, edhe për fluturimet brenda për brenda zonës Shengen. Për fat të mirë dhe për fat të keq.

shengen 1Përforcimi i vigjilencës duhet të rrisë sigurinë e qytetarëve, që nga ana tjetër, do të paguajnë për këtë, një çmim, atë të lirisë. Një menaxhim i domosdoshëm, e ndoshta i evitueshëm nëse në raste të tjera nuk do të ishte menduar për interesat kombëtare më shumë sesa për të mirën e përgjithshme. Por, në të kaluarën, masat e ndërmarra kanë sjellë zhgënjim. “Duhet të tregojmë aftesinë për të vepruar dhe për të qenë të besueshëm”, thonë autoritetet në Luksemburg, shtetin që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Kjo, sipas tyre, arrihet jo duke pasuar topin për vendimmarrje sa nga Komisioni Europian, tek Parlamenti apo Këshilli Europian.

Synime të shkëlqyera, që nëse shkojnë mirë, do bëjnë që Europa të reagojë dhe të rishkruajë disa nga zakonet e jetës së përditshme për qytetarët e saj. Gjë, që, në nivel lokal, shumë qeveri e kanë bërë tashmë, si Franca dhe Belgjika. Por ja se çfarë pritet të ndodhë dhe çfarë do të thotë për europianët.

Qarkullimi i lirë do të kufizohet

Flitet prej disa kohësh për një gjë të tillë, por vetëm tani pas sulmeve në Paris, qeveritë duken kompakte për ta zbatuar. Informacionet që kanë dalë këto ditë thonë se shumë militantë të Kalifatit kanë kaluar me lehtësi kufijtë e jashtëm të zonës Shengen. Ata kanë shfrytëzuar lirinë që europianët e kanë në themel të jetesës, më të bukurën, sipas tyre, lirinë e lëvizjes së lirë për të mbjellë panik. Por tani, 28 vendet anëtare po bëjnë një hap pas dhe vendosin të “kthejnë menjëherë kontrollet e nevojshme, sistematike dhe të koordinuara, edhe mbi qytetarët që përfitojnë nga qarkullimi i lirë”.

Kontrolli i pasaportave

Në dogana pritet të shtohet personeli e kompjuterët e verifikimit, që do të punojnë me kohë të plotë. Plani paraprak i masave të koordinuara nga ministrat e Brendshëm, flet se blloku do të rinisë sistemin e kontrollit “brenda marsit 2016” me një “lidhje në kohë reale mes Europolit dhe gjithë pikave të kalimit kufitar ku verifikohen dokumentet në mënyrë elektronike”.

Të dhënat do të skanohen dhe do të jenë të disponueshme për të gjitha policitë e shteteve anëtare. Një gjë e tillë do të thotë më shumë radhë e pritje për qytetarët në aeroporte, trena, dhe përgjatë autostradave. Pak autonomi e humbur, që shumëkush shpreson të zgjasë sa më pak.

Më pak të lirë, por më të mbrojtur? 

 shengen 2Më pak të lirë, por më të mbrojtur? Në Francë, gjendja e emergjencës u lejon autoriteteve të ndalojnë menjëherë lirinë e qarkullimit, të kufizojnë lejet e qëndrimit, të ndalojnë manifestime e të autorizojnë kontrolle më lehtësisht. Në Belgjikë, janë forcuar kontrollet në kufij, në Bruksel patrullojnë edhe 520 patrulla më shumë, ka nisur përdorimi i prangave elektronike për personat e dyshuar, ndërsa nuk mund të kesh më një telefon pa e lidhur kartën Sim me identitetin e poseduesit.

Regjistrimi i pasagjerëve

Për një rregull të tillë flitet prej vitesh. Bëhet fjalë për regjistrin europian të pasagjerëve. Qeveritë e BE-së janë dakord, por dosja është frenuar nga parlamenti Europian ku socialistët, liberalët dhe të Gjelbrit duan siguri se nuk do të ketë kufizime në mbrojtjen e të dhënave personale.  Drafti qëndron në tryezat e Këshillit Europian tashmë, dhe propozon shtimin brenda vitit edhe të skanimit të fluturimeve të brendshme për një periudhë mjaftueshëm të gjatë kohore.

Klubi i 007-ve

Shërbimet sekrete edhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuar, mirëpo edhe u kanë kaluar përpara hundës. Kështu shtetet europiane kanë vendosur të koordinojnë më mirë punët e shërbimeve sekrete.

Nga muaji Janar, Europoli do të funksionalizojë qendrën Europiane të Antiterrorizmit, në të cilën “shtetet mund të rrisin shkallën e shkëmbimit të informacionit dhe të koordinojnë punën për monitorimin e grupeve”. Kryeqytetet do të grupojnë në celula ekspertët kombëtarë, duke krijuar unitet mes njësive të vigjilencës transkufitare.

“Do të bëjmë maksimumin për të përdorur kapacitetin e tyre”, sigurojnë në Bruksel. Deri më tani, kjo nuk ka ndodhur. Vetëm pesë shtete informojnë rregullisht Europolin mbi dosjet e antiterrorizmit.

Traktakti i Shengenit

Hapësira Shengen është një zonë e lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian, në të cilën shtetet kanë hequr kontrollet në kufij, përveç rasteve të veçanta. Aktualisht përbëhet nga 26 vende, nga të cilat 22 janë anëtare të Bashkimit Europian dhe katër vende joanëtare, Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra.

Objekt i traktatit është kontrolli i personave që nuk duhet ngatërruar me kontrollet doganore mbi produktet. Traktati ka nisur të funksionojë gradualisht nga viti 1985, pas një marrëveshjeje mes grupit të qeverive europiane në lokalitetin e Luksemburgut, Shengen.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë
Konflikti

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos
Amerika

Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

28/03/2023
Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi
Ballkani

Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

28/03/2023
Lajme të tjera
Terrorizmi, Nishani pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: S’ka vend për panik

Terrorizmi, Nishani pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: S’ka vend për panik

KOMENT/ Katastrofë në Madrid dhe në Mançester: Reali dhe Siti dorëzohen pa kushte

KOMENT/ Katastrofë në Madrid dhe në Mançester: Reali dhe Siti dorëzohen pa kushte

Njihuni me Blandito, divanin me forma të pafundme (foto)

Njihuni me Blandito, divanin me forma të pafundme (foto)

TË FUNDIT

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

1 orë Më parë
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

3 orë Më parë
Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

3 orë Më parë
Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

27/03/2023
Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

27/03/2023
Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

27/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist