Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Talibanët marrin një vendim…

    Talibanët marrin një vendim…

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

KOMENT/ Katastrofë në Madrid dhe në Mançester: Reali dhe Siti dorëzohen pa kushte

Nga Te Sheshi
22/11/2015
në Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
KOMENT/ Katastrofë në Madrid dhe në Mançester: Reali dhe Siti dorëzohen pa kushte
5
SHPËRNDARJE

Nga Bujar M. Hoxha 

E shtunë turpi në Madrid, në “Santiago Bernabeu”, e shtunë turpi në Mançester, në “Etihad Stadium”. E pafat tifozeria madrilene e Realit, njëlloj e pafat dhe tifozeria e Sitit. E njëjta pamje, gati i njëjti rezultat. Gjigandë të futbollit të gjunjëzuar, të tjerë gjigandë të trimëruar.

Jo si zakonisht, më e madhja sfidë futbollistike europiane, dhe më gjerë, ajo që lë pa frymë këdo që merr sadopak erë nga futbolli, përballja emblematike Real i Madridit – Barcelona, qe lënë për në nisje të mbrëmjes, në një orar jo fort të njohur për të. Asnjë i pranishëm madrilen në të famshmen arenë të futbollit, në “Santiago Bernabeu”, nuk e kishte menduar në çastin që ra bilbili i fillimit të lojës, në 18:15, se jo shumë minuta më pas do duhej jo vetëm të mallkonte veten për biletën e çuar dëm për një skuadër të shpërfytyruar, që veç bluza i kishte mbetur e bardhë, por edhe të duartrokiste për talentin e paimagjinueshëm të një lojtari kundërshtar, më kontribuesit në gjëmën e ngjarë, të Iniestës.

Shpërfytyrimi që veç një trajner si Benitez është në gjendje ta bëjë nuk mund të fshihet më. Ky është Reali i sotëm, Reali i Benitezit. Vërtet është i njëjti Rafa Benitez që pati bërë shumë kohë më parë aq shumë për Valencian, që e pati shpallur Liverpulin kampion të Europës, por është po ashtu i njëjti Benitez që i mpin skuadrat ngado ka shkon me skemat e tij, siç ka bërë po me Liverpulin, me Interin, me Çelsin e Napolin.

Me ardhjen e tij kemi një Kristiano Ronaldo krejt tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim qysh kur ai luan futboll. I shkurajuar, portugezi duket se po numëron çastet e fundit të aventurës së tij madrilene.

Shamia e bardhë e protestës, një gjest i njohur i tifozerisë së Realit, i shkon për shtat ndeshjes së djeshme. Një Real në gjunjë përpara Barcelonës, që nga ana e saj shënon katër herë në portën e pritësve e nuk pëson asnjë gol. Kur disa javë më herët Mesi do të dëmtohej, mungesa e tij do shihej gati e papërballueshme. Veç nuk ka ndodhur kështu. Barcelona e djeshme nuk kishte nevojë për Mesin; është Barcelona e projektuar incidentalisht pa të. Nuk është rastësi që pa të në fushë Nejmar e Suarez janë bërë të papërmbajtshëm. Shifrat flasin vetë: Nejmar e Suarez kryesojnë listën e golashënuesve në Spanjë, me 23 gola të shënuar së bashku prej tyre nga 29 të tillë të Barcelonës në kampionat.

Ky është Reali i Benitezit, kjo është Barcelona e Luis Enrikes. Përpos humbjes së Realit, takimi i djeshëm dha shenjat e para të jo pak lamtumirave të afërta.

Thuajse përpikërisht si Barcelona do të bënte të njëjtën gjë Liverpuli ndaj Mançester Sitit. E nisur_86813165_liverpool_rex pesëmbëdhjetë minuta më vonë se El Clasico, Mançester Siti – Liverpul ngjan si dy pika uji me të. E njëjta lojë, e njëjta skuadër vendase e padëshirë, i njëjti leksion i dhënë nga miqtë.

“Katastrofë të plotë” e ka quajtur kiliani Pelegrini lojën e skuadrës së tij. “Nuk e kam parë kurrë këtë ekip të luajë si sonte,” ka pranuar ai i zemëruar. Në kampin tjetër, Jurgen Klop, njeriu që bëri historinë me Borusian e Dortmundit, ka nisur t’i japë formë skuadrës së tij të re. Te Liverpuli ka filluar të ndjehet dora e tij, te Liverpuli kanë filluar të shpresojnë për titullin kampion të munguar prej dekadash.

E vetmja gjë ndryshe është se vendasit arrijnë të shënojnë një gol nderi karshi katër golave të miqve. Më tutje, thjesht është statistikë. Dhe te Siti dikush po bën gati valixhet, pasi koha e tij po mbaron: ky është Manuel Pelegrini. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!
Turizëm & Udhëtime

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?
Ekonomi

Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

20/03/2023
Lajme të tjera
Njihuni me Blandito, divanin me forma të pafundme (foto)

Njihuni me Blandito, divanin me forma të pafundme (foto)

Vazhdon gjendja e alarmit në Bruksel: jeta thuajse ka ndaluar

Vazhdon gjendja e alarmit në Bruksel: jeta thuajse ka ndaluar

Korçë: Deri para 100-vjetësh një mysliman dhe një ortodoks nuk mund të preheshin në të njëjtën varrezë

Korçë: Deri para 100-vjetësh një mysliman dhe një ortodoks nuk mund të preheshin në të njëjtën varrezë

TË FUNDIT

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

6 orë Më parë
Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

11 orë Më parë
Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

12 orë Më parë
Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

12 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

20/03/2023
Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist