Maks Verstapen me Red Bull fiton garën e Malajzisë në Formula 1. Holandezi që sapo ka mbushur 20 vjeç, është treguar agresiv që në fillim të garës, kur ka kaluar Luis Hamilton e duke kryesuar garën që në xhirot e para, për ta përfunduar i pari.
I dyti është renditur kryesuesi i kampionatit, Luis Hamilton, i cili ka kontrolluar garën duke parë limitin e Mercedesit të tij.
Piloti tjetër i Red Bull, Daniel Riçardo, ka plotësuar podiumin duke u ulur në vendin mbi numrin 3.
Garë impresionuese për gjermanin e Ferrarit Sebastian Vetel, i cili është nisur i fundit, për shkak se skuadra ndërroi motorrin e makinës. Vetel e ka përfunduar garën në vendin e 4-t, duke limituar me sa ka mundur “dëmet”, e shkëputjes së rivalit Hamilton.
Gjermani shënoi edhe rekordin historik të shpejtësisë së pistës. Tashmë distanca mes pretendentëve është 35 pikë në avantazh të anglezit, e gjermanit të Ferrarit i duhet një mrekulli për të arritur titullin kampion. /tesheshi.com/