Forcat Tokësore të ushtrisë shqiptare do kenë për komandant këtej e tutje Gjeneral brigade Albert Mullain. Ky i fundit zëvëndëson gjeneralmajor Nazmi Cahanin, i cili do jetë përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
![](https://i2.wp.com/tesheshi.com/wp-content/uploads/2019/02/1549095093_MINISTRIAEMbr3.jpg?fit=1000%2C666)
Në ceremoninë e emërimit të komandant Mullait, ministrja Xhaçka tha se “dua t’i shpreh dhe dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi”. /tesheshi.com/